TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-09 07:18:00

"Whoever hides gold will be punished", Enver Hoxha's message before the 1946 monetary reform

Shkruar nga Dashnor Kaloçi

"Whoever hides gold will be punished", Enver Hoxha's message

Since its coming to power in December 1944, among the first steps taken by the communist government headed by Prime Minister General-Colonel Enver Hoxha, within the framework of "major reforms of popular power to increase the well-being of the people", was the action of seizing and collecting gold from all those Albanian and foreign citizens who had even a little of the precious metal. The gold collection campaign, which was implemented with unprecedented repressive measures, such as: arrests, imprisonment, torture, internment and even executions without trial, mostly fell on the backs of merchants, wealthy people and large Albanian families who had considerable amounts of gold in coins, jewelry, etc., which they had earned with sweat from work done over the years, or had inherited.

At this time, many of the Albanian merchants and wealthy people, in order to save as much of their wealth as they could, began to break the gold, converting it into money. But even for this method, the communist government of Enver Hoxha found a "remedy" and in 1946, it issued the decree-law on currency exchange, by which all Albanian citizens were obliged to appear at the branches of the Albanian State Bank to exchange their money. The largest amount that was allowed to be exchanged for each person or head of household was up to 5,000 francs. And any other amount that exceeded this amount was seized by the state without the right of return.

Likewise, in that decree-law that came into force immediately on July 11, 1946, about which the communist government of that time, among other things, stated: "The removal from circulation of the old currency that we inherited from the fascist occupier and its replacement with the new currency of the Albanian State Bank is a step forward towards the recovery and strengthening of our economy, it is a step of great importance for the good of the people who from now on will have their own currency", strict punitive measures were clearly sanctioned for all those citizens who would hide their income, or who would give money to others to exchange it.

They would be called saboteurs and would be brought to trial by the Supreme Military Court. These alibis used by the communist government of Enver Hoxha at the beginning of its rise to power, which under the guise of reforms that were propagated as being undertaken "to increase the well-being of the people", made it possible to seize and extort the gold and money of all those rich Albanians who had earned their wealth with sweat or had inherited it from their ancestors. Regarding these methods that the communist government of Enver Hoxha made official with the approval of several decree-laws by the People's Assembly of that time, the following article is about them, which is excerpted from the newspaper "Bashkimi" dated July 15, 1946, which we are publishing with some abbreviations.

"Bashkimi" Newspaper: Sound currency for the people

Another important measure for the benefit of our people was added to the major reforms and other measures that the People's Government has taken to date. The removal from circulation of the old currency that we inherited from the fascist occupier and its replacement with the new currency of the Albanian State Bank is a step forward towards the recovery and strengthening of our economy, it is a step of great importance for the benefit of the people who from today on will have their own currency, a safe, strong and guaranteed currency by our People's Government and supported by the economic power and money of our country as well as the gold reserve that the State Bank has.

The new currency of the Albanian State Bank will be exchanged for an amount of 100 old francs, equal to 20 new francs. The small old coins of 20 francs and below will still remain in circulation, all with a value reduced five times. The exchange begins today and ends at midnight on July 14, 1946; from this date onwards the old 20 franc coins will no longer be used. The exchange, according to the provisions of Decree-Law No. 265 and today's Order of the Ministry of Finance, is made at the branches of the Albanian State Bank, or at the exchange offices opened apostafa for such a purpose in centers where there are no branches of the Bank.

"To exchange money, you also need sugar cubes"

Çdo kryetar familje i pajisur me triskën e sheqerit derdh pranë degës së Bankës ose zyrës së shkëmbimit shumën që posedon dhe kundrejt saj merr shumën korrespondonjëse në monedhe të re. Për fshatarët në këto kohë punërash të mëdha bujqësore, Pushteti i ynë i ka parashikuar t’u bëjë lehtësi, duke disponuar që n’emër të fshatit, t’i këmbejë paratë vetëm një njeri i cili do të ketë së bashku me triskat e sheqerit edhe një listë të gjatë të të gjitha familjeve që do të shkëmbejnë pare. Me zbritjen e monedhës Pushteti ynë ka parashikuar që të zbresë në proporcion të barabartë çmimi i të gjitha sendeve të tregtisë, të gjitha taksat aktuale dhe të prapambetura, borxhet, qiratë, shërbimet publike e private, rrogat e nënpunsave dhe mëditjet e punëtorëve dhe çdo veprim tjetër financiar.

Me këtë masë ruhet i paprekur ekuilibri i tregut t’onë dhe të gjitha marrëdhëniet financiare. Me një fjalë ky operacion nuk sjellë humbje asnjeri veçse dobinë e madhe nga fakti se tani e tutje populli do të ketë në dorë një monedhë të vlefshme të sigurtë dhe të garantuar. Punëtori, p.sh. me mëditje që do të marrë sot e tutje, do të mund të përballojë, sot për sot, po aq nevoja sa ç’përballonte më mëditjen e mëparshme para shkëmbimit të monedhës. Kështu me radhë për nëpunësin, fshatarin, tregtarin, zanatçiun e çdo njeri tjetër. Urdhëresa e Ministrisë së Financave dispononin që për çdo familje do të bëhet shkëmbimi i menjëhershëm deri në 5000 franga kartëmonedhë të vjetër; tepricat që kapërcejnë këtë shumë kalojnë në depozitë të frytshme.

Për nevojat e bujqësisë dhe të rindërtimit, këto depozita do të fillojnë të kthehen mbas mbarimit të afatit të shkëmbimit. Modalitetet e shkëmbimit do të caktohen me hollësi me urdhëresë të veçantë të Ministrisë së Financave. Kjo tregon se Pushteti ynë po mendon dhe po vepron gjithnjë për të mirën e popullit me këtë masë që synon që rindërtimi i vendit t’onë të vazhdojë të ecë me hapa sa më të shpejta kështu që do t’i sigurohet popullit një jetë sa më e lumtur dhe sa më e begatshme. Kështu do të ketë sa më shumë shkolla, spitale, ura, rrugë, dhe bujqësia do të përmirësohet sa më shumë në dobi të fshatit t’onë. 

“Kush fsheh paratë, në Gjyqin Ushtarak si sabotator”!

Kundrejt atyre që do të mundohen të fshehin paret duke ua dhënë të tjerëve për shkëmbim, me qëllim që shumat e tepërta të mos shkojnë në dobi të popullit për rindërtimin e vendit, si dhe kundra atyre që do të pranojnë të këmbejnë pare të tjetërkujt, Pushteti ynë Popullor do të marrë masa të rrepta duke ia referuar Gjyqit Ushtarak si sabotatorë të Pushtetit. Gjithashtu edhe kundra atyre që do të mundohen të çrregullojnë tregun, duke refuzuar të nxjerrin për shitje sendet e tregtisë, Pushteti ynë parashikon, edhe për këta, marrje masash të rrepta duke i cilësuar sabotatorë të Pushtetit.

Për një masë kaq të rëndësishme për mëkëmbjen e monedhës s’onë, për forcimin e ekonomisë dhe për rindërtimin e vendit t’onë të gjitha organizatat dhe i gjithë populli duhet të mobilizohet në mënyrë që shkëmbimi të bëhet sa më parë dhe sa më drejtë. Çështja këtu del edhe për fshatarët të cilët duke qenë larg qendrave, duhet të informohen sa më parë për një masë të këtillë. Në mënyrë që këtyre të mos u mbeten pare pa këmbyer deri në afatin e caktuar. 

“Do t’u pritet koka dallaveraxhinjve”

Është në interesin e lartë të popullit e të atdheut që t’u pritet koka dallavereve dhe t’u tregohet vendi të gjithë atyre që do të përpiqen të sabotojnë këtë masë të rëndësishme ose duke mashtruar Bankën ose duke bërë spekulime në treg. Tregu jo vetëm që duhet të ketë nga të gjitha artikujt, por edhe duhet vepruar në mënyrë që çmimet të mos ngrihen në kundërshtim me frymën e kësaj mase.

Mbi të gjitha është interesi i popullit dhe populli këtë duhet ta realizojë duke ndihmuar Pushtetin e tij në këtë ndërmarrje të madhe për të mirën e vendit t’onë. Reformat e masat e deritanishme të Pushtetit i kanë dhënë popullit shumë mundësira për një jetë më të lumtur dhe më të begatshme. Këto fitore populli duhet t’i ruajë dhe t’i shpjerë deri në fund krahas Pushtetit të tij Popullor. 

Dekreti i Kuvendit për zbatimin e ligjit të këmbimit të parave

Dekret. Nr. 94. datë 11 korrik 1946. Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në mbështetje të art. 54. të Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë; Mbi propozimin e Qeverisë. Dekreton. Vënien në zbatim të Dekret-ligjës Nr. 265 d. 11 Korrik 1946, mbi shkëmbimin e bankënotave dhe çekëve monedhë të emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrzharuar nga banka e Shtetit Shqiptar si dhe çekëve monedhë emetuar nga Banka e Shtetit Shqiptar, me titull e përmbajtje si vijon: Dekret-ligjë Nr. 265 datë 11 Korrik 1946 mbi shkëmbimin e bankënotave dhe çekëve monedhë, emetuar nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrsharzhuar nga Banka e Shtetit Shqiptar si dhe çekëve monedhë emetuar nga Banka e Shtetit Shqiptar.

Neni 1.

Tërhiqen nga qarkullimi; Bankënotat prej franga 20 dhe 100 vënë në qarkullim nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrsharzhuar nga Banka e Shtetit Shqiptar. Çekët monedhë prej fr. 20-100-200-500-1000-200 dhe 5000 emetuar nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrsharzhuar nga Banka e Shtetit Shqiptar. Çekët monedhë prej fr, 100-200 dhe 500 emetuar nga Banka e Shtetit Shqiptar mbi formular të ish Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe mbi formular të saj.

Neni 2.

Bankënotat dhe monedhat metalike të emetuara nga ish banka Kombëtare e Shqipërisë prej fr. 5-2-1-0,40-0,20-0,10, mbeten përkohësisht në qarkullim në këto vlefta:

shq. 5 për fr.1
shq. 2 për fr. 0.40
shq. 1 për fr. 0.20
shq. 0.40 për fr. 0.10
shq. 0.20 për fr. 0.05
shq. 0.10 për fr. 0.01

Ndërsa monedhat e tjera metalike divizionale humbasin vleftën legale të qarkullimit.

Neni 3.

Banka e Shtetit Shqiptar autorizohet të verë në emisionë zëvendësim të kartëmonedhave që përmenden në nenin 1, bankënota të reja me premie prej fr. 500, 100, 200, dhe 5. Afati dhe dita e fillimit të shkëmbimit për të gjithë Shqipërinë do të caktohet nga Ministria e Financave. Mbas këtij afati kartëmonedhat e përmendura në nenin 1 humbasin vleftën legale të qarkullimit.

Neni 4.

Raporti i shkëmbimit të kartëmonedhave të vjetra me monedhën e re të Bankës së Shtetit Shqiptar caktohet në 5 me 1.

Neni 5.

Për efekt të kësaj Dekret-ligje konsiderohen vetvetiu të zvogëluara qysh nga dita e parë e shkëmbimit në proporcion 5 me 1 të gjitha raportet financiare si: çmimet e mallrave të çdo natyre qofshin (industriale dhe bujqësore), shërbimet publike dhe private, qiranat, rrogat, debitë e kreditë e ndryshme, t’ardhunat financiare dhe shpenzimet të çdo natyre, taksat dhe çfarëdolloj erogacioni.

Neni 6.

Shkëmbimet do të bëhen pranë Degëve të Bankës së Shtetit Shqiptar dhe pranë zyrave të shkëmbimit që kjo ka për të vendosur për këtë qëllim. Ky shkëmbim me përjashtim të rasteve të justifikuara, është i detyrueshëm të bëhet n’ato qendra shkëmbimi që ndodhen më afër vendbanimit të zakonshëm të prurësve dhe do të kryhet me modalitete që do të caktohen me urdhëresë të posaçme nga Ministria e Financave.

Neni 7.

Shkëmbimi i monedhave të vjetra me ato t’emisionit të ri të kryhet menjëherë kur shuma totale e paraqitun për shkëmbim nuk i kalon 5000 fr. (baraza me fr. 1000 vleftë në monedhë të re) për çdo familje. Kur nga një person paraqitet për shkëmbim shuma ma tepër se 5000 fr, teprica ndalohet pranë Bankës së Shtetit Shqiptar kundrejt lëshimit të një dëftese depozite, n’emën të poseduesit. Tepricat që kalojnë në këtë shumë, mbahen në depozitë të frytshme dhe do të përdoren për vepra rindërtimi.

Këto depozita do të kthehen brenda një kohe që do të caktohet me urdhënesë të Ministrisë së Financave. Për nevoja të bujqësisë dhe të rindërtimit këto depozita do të fillojnë të kthehen menjëherë mbas mbarimit të afatit të shkëmbimit. Modalitetet e kthimit për çdo rast do të caktohen me hollësi nga Ministria e Financave. Normave të fitimit nuk i nënshtrohen Entet Shtetërore, Ndërmarrjet Shtetnore, Kooperativat, Sindikatat dhe Organizatat politike.

Neni 8.

Depozitat e krijuara pranë Bankës së Shtetit Shqiptar (depozita k/k, depozita kursimi, depozita në llogari të përkohshme, urdhër pagesat e pa kryera, çekët etj) i nënshtrohen kufizimit të nenit 7 të kësaj Dekret-Ligje, për sa i përket tërheqjevet. Kur një person mban çekun pranë një Dege, më shumë se një llogari këto konsiderohen si një depozitë e vetme dhe i interesuari mund të tërheqë mbi to deri në shumën komplesive prej fr, 1000 monedhë e re. Po kështu konsiderohen edhe depozitat e çelura pranë Degëve të ndryshme të Bankës së Shtetit nga një person i vetëm.

Neni 9.

Poseduesit e çekëve bankare në franga të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipnis duhet të paraqiten për shkëmbim pranë Degavet të Bankës së Shtetit Shqiptar brenda kohës së shkëmbimit të kartëmonedhës. Në mbarim të këtij afati poseduesit humbasin të drejtën e rimbursimit. Këto i nënshtrohen kufizimit të nenit 7.

Neni 10.

Ministria e Financave ngarkohet të caktojë me një urdhëresë të veçantë kurset e reja që do t’aplikojë Banka e Shtetit Shqiptar në lidhje me arin dhe devizat.

Neni 11.

Kushdo që shkëmben ose tenton të bëjë veprime shkëmbimi për llogari të tjetër kujt, si dhe kushdo që shkëmben ose tenton të shkëmbejë me anë të tjetër kujt, përveç konfiskimit të kartëmonedhës i referohet Gjyqit Ushtarak si sabotator i pushtetit në bazë të ligjës Nr. 21. datë 15.12.1944. Gjithashtu konsiderohen si sabotatorë  të pushtetit dhe do të gjykohen prej Gjykatave Ushtarake të gjithë ata që do të shkelin depozitat e kësaj Dekret-ligje si dhe urdhëresat që do të nxjerrë Ministria e Financavet  në lidhje me zbatimin e këtyre dispozitave.

Neni 12.

Kjo Dekret-ligjë, hyn në fuqi menjëherë.

Presidenti                            Sekretari 

Omer Nishani                    Sami Baholli 

d.v.                                               d.v.  

                        Tiranë, më 11 Korrik 1946.  

Regjimi komunist sekuestroi edhe monedhat e huaja 

Krahas sekuestrimit të floririt dhe parave që posedonin tregtarët dhe pasanikët shqiptarë në vitet e para pas mbarimit të Luftës, qeveria komuniste e Enver Hoxhës, “në kuadrin e reformave dhe masave të marra për rritjen e mirëqenies së popullit”, u kujdes që të mblidhte dhe të gjithë valutën e huaj e cila asokohe ndodhej kryesisht në duart e qindra shtetasve të huaj që asokohe kishin mbetur në Shqipëri, si: italianë, gjermanë, grekë, maqedonas, serbë, polakë, austriakë etj (shumica e tyre ishin arrestuar dhe ndodheshin në burgje), si dhe të tregtarëve shqiptarë që ndër vite kishin bërë tregti me shtete të ndryshme të Europës dhe më gjerë.

Si p.sh.: Greqia, Italia, Jugosllavia, Gjermania, Franca, Anglia, Turqia, SHBA-ja, Argjentina e deri tek Japonia e largët. Të gjitha monedhat e këtyre shteteve të ndryshme që siç thamë më lart ndodhej në duart e tregtarëve shqiptarë, qeveria komuniste e Enver Hoxhës mundi ta mbledhë me anë të një ligji të veçantë që nxori asokohe. Me anë të atij ligji taksativ (të detyrueshëm), ajo ulte ndjeshëm kursin e monedhës së huaj gjatë shkëmbimit të saj me monedhën vendase shqiptare.

Po kështu, dekret-ligji që detyronte shtetasit shqiptarë të shkëmbenin jo më shumë se 5000 franga të vjetra në këmbim të monedhës së re që emetoi asokohe Banka e Shtetit Shqiptar, (paratë e tjera mbi këtë shumë sekuestroheshin menjëherë), ishte i vlefshëm edhe për shtetasit e huaj që asokohe ndodheshin në Shqipëri.

In this regard, in the decree-law of the Presidium of the People's Assembly dated July 11, 1946 (signed by the Speaker Omer Nishani and the Secretary Sami Baholli), as well as in the order of the Ministry of Finance, which was then headed by Minister Ramadan Çitaku, there was a special article stating: "Private foreign nationals will present themselves with a temporary residence permit."/  Memorie.al

Lini një Përgjigje