TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-08-25 14:51:00

Erion Braçe nxjerr videot e

Shkruar nga Pamfleti
Erion Braçe nxjerr videot e
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë në llogarinë e tij pamjet e një personi që e akuzon se përndjek një mjeke, duke i vendosur kamera në dritare dhe duke i shkuar atje herë pas herë për të bërë fotografi.

"Shiheni çbën: hipën me shkallë në tarracen e një ndërtimi te paligjshëm dhe i shkon dritare me dritare mjekes, përndjek atë dhe paciëntet e saj; mjekja është në ambjentin e saj të punës, pronë e saj", shkruan ai.

Ai thotë se ka shkuar personalisht në atë ambient dhe e ka hequr kamerën e paligjshme, ndërkohë që thekson se është e habitshme sesi Policia e Shtetit nuk vepron ndaj këtij përndjekësi, sipas Braçes.

"E mbani mend atë kamerën me të cilën një përndjekës përndiqtë një mjeke në punën e saj? Atë që shkova dhe e hoqa unë! Urdhëroni; ky është përndjekesi në dy ditë të ndryshme brenda katër ditëve", shkruan deputeti socialist.

 

Lini një Përgjigje