
E dërguara VanHorn, gjithashtu ka dhënë direktiva të qarta se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk duhet të tolerohen.
Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar edhe një herë mbështetjen e palëkundur ndaj drejtësisë së re. E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kreun e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani.
SHBA ka kërkuar nga gjyqtarët e GJKKO-së, që të mos bie pre e presioneve të politikës dhe të vijojë punën të pa shqetësuar, për të dhënë drejtësi dhe rikthyer besimin e qytetarëve.
E dërguara VanHorn, gjithashtu ka dhënë direktiva të qarta se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk duhet të tolerohen.
Chargé d'Affaires Nancy VanHorn met with Acting Chair of the First Instance Court Against Corruption and Organized Crime Erjon Bani to reaffirm the U.S. commitment to supporting Albania’s fight against corruptionand organized crime. They discussed the critical role of the court… pic.twitter.com/Jg6Ueu5wZ0
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) December 13, 2024
“E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua me ushtruesin e detyrës së Kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Erjon Bani për të riafirmuar angazhimin e SHBA për të mbështetur luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ata diskutuan rolin kritik të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund të mosndëshkimit dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të mbështetur drejtësinë, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore”, thuhet në postimin në “X” të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Ndërkohë që pak ditë më parë DASH dekoroi kreun e SPAK Altin Dumani, Kampion Kundër Korrupsionit për vitin 2024, duke treguar mbështetje maksimale për organet e reja të drejtësisë.
Lini një Përgjigje