TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-11-01 08:27:00

"The story of Enver Hoxha and the 16-year-old Italian beauty", Reflections of the publicist: The former dictator fell in love with her, but when she rejected him, he took revenge on her

Shkruar nga Pamfleti

"The story of Enver Hoxha and the 16-year-old Italian beauty",

There are periods in the history of humanity, in which the fate of individuals is inextricably intertwined with that of communities, peoples, and nations. They are periods in which events go out of the ordinary, overturning individuals, who turn into mere numbers, and who, more and more, resemble yellow leaves fallen from trees, blown hither and thither by the wind. One of these periods can be found in the novel of the writer Aldo Renato Terrusi. "My Albanian concern" is not enough to tell the story of a man's journey in search of paternal love, lost almost half a century ago. Through this narration, the author finds the opportunity to tell the story of a family that, in a certain way, becomes the emblem of a society and, more broadly, of a nation in a certain period of its history.

The examined period is that of the twentieth century, focusing mainly on its first half. It is perhaps the most confused of all European history, with two world wars and tens of millions of dead, with images of disintegrated and re-created states, dictatorial systems that reach the peak of violence and criminality, through mass massacres, extermination camps and eternal gulags, freedom personals forbidden, human lives washed away without mercy. The scene of events is the Balkan peninsula, the "powder keg of Europe" and especially Albania.

In this context, the story of the Poselli family is elaborated, which is similar to that of many Italian families who, in Italy in the late 800s and early 900s, emigrated in search of fortune abroad, in developed countries or not, but everywhere rewarded with enviable systems, understanding and respect, thanks to ingenuity, will and seriousness at work. After some experiences in Egypt, Turkey and Greece, the Posells settle in Albania and this country, which will be the birthplace of the author, for better or for worse, will become the bearer of their destinies.

This is where the love between Aurelia Poselli and Giuseppe Terrusi is born, this is where the family's dream is embodied. In this country, uncle Giaccomo will become known, thanks to his participation in the national football team, as a goalkeeper. The author, in his narration, describes three Albanias, which are the same country, but in three different phases of its history. The first is that of King Zog and the Second World War, the second is that of the communist regime and the third is today's, post-communist.

The first is normal Albania, a backward country that, for a few decades, for the first time in its history, has been able to create a united state, even if it is crippled and halved in its territories, due to unjust decisions of the Great Powers. This Albania, with all its thousand problems, is a normal country, where everyone, as far as possible, can build a life, can make projects, can realize dreams, can seek fortune abroad, can hope for a better future.

In this Albania, the life of Italians flows normally, even among the difficulties, understandable for a backward country. In this framework, the author elaborates the history of human relations, a little confused, between Aurelia Poselli and Enver Hoxha. The latter fell in love with the beautiful 16-year-old Italian girl, persistently sought to win her heart, and even gave her a book with a dedication, which fully proves his fraudulent character.

He signs as "medical student". It is a lie, just as the data on Enver Hoxha's studies are false. The future dictator was not able to take the exams at the University of Montpellier, where the Albanian state, thanks to the recommendations of people in high positions, had given him a scholarship, which Minister Ivanaj suspended for that reason.

Aurelia rejected this boy's love proposal, along with his theories of communist revolution. This is where her misfortune begins, which is embodied in the second Albania, in the one that was born on November 29, 1944. That day, called the day of liberation, was none other than the day of the occupation of the country by a system that was with death, misery, backwardness, lack of freedom, terror for almost half a century, complete isolation from the Western world.

This system and its architect, Enver Hoxha, were responsible for endless human tragedies. The figures of communist oppression in Albania are terrifying: executions of 5,577 men and 450 women, sentences of forced labor for 26,768 men and 7,367 women, 1,065 deaths in prisons, years in prison for "crimes" of opinion totaling 914,000, total years of internment 256,146. These figures belong to a population of one million inhabitants.

These numbers also include the premature and tragic end of Aurelia's husband. The remaining Italians in this country also had to deal with this Albania, after the infamous Hoxha-Palermo agreement of 1954. The signatory has paid a very high price for this order of things. There was an Italian mother, laureate of the University of Naples, that the Communist regime forced her to carry wood on her back every day, in the mountains of Tepelena, or to work the land, for the rest of her working life.

Un dhe autori i romanit, jemi bashkëmoshatarë, duke patur disa muaj ndryshim. Ai, nga njëra anë, ka qenë më fatlum, sepse është rritur në një vend të lirë. Nga ana tjetër, kam qenë un më fatlum, sepse kam patur mundësinë të jetoj me tim’atë, mbasi ai kishte kryer dënimin prej 15 vitesh, në burgun e Burrelit. Duke lexuar këtë libër, më erdhën ndër mënd pamjet e shumë njerëzve, të përmendur në raste të ndryshme, të njohur në një jetë të kaluar krejtësisht në fushat e internimit e, në burgjet e komunizmit shqiptar.

Kam njohur kolonelin Mario Verde dhe kapitenin Luigi Tagliani, që u riatdhesuan më 1956, duke u nisur nga Pluku i Lushnjes, ku banonim edhe ne asokohe e, ku banonte Atë Jak Gardini, një shembull i shkëlqyer i shërbyesit të Kishës Katolike. Kam qenë në Spaç, së bashku me z. Petrit Velaj, më 1980-ën, gjatë burgimit të dytë të tij. Ishte një burrë zotni, shoku i qelisë i Giuseppe Terrusi-t, dhe miqësisht i them të birit, se përshtypja e përftuar mbas bisedës me të, besoj se është e gabuar. E falënderoj nga zemra Aldo Terrusi-n që, nëpërmjet këtij libri, ndihmon për t’i bërë të njohur shoqërisë italiane, të vërtetën e hidhur të popullit shqiptar, martirizimin e tij të gjatë e të dhimbshëm.

Shqipëria e tretë, është ajo ku lëvizin autori dhe daja i tij, heroi i ballkaniadës së 1946-ës në Tiranë, në kthimin e tyre në vendin e Shqipeve. Është vendi që, zyrtarisht ka zëvendësuar komunizmin me demokracinë. Fatkeqësisht, është një demokraci e rreme, bijë e një anti-komunizmi të rremë, që nuk don të njohë seriozisht e të dëmshpërblejë dëmet e diktaturës, kundrejt viktimave të saj, ashtu sikurse duhej të dëm-shpërblente e t’i kërkonte falje dhe autorit të këtij libri, për dënimin e padrejtë e të pajustifikuar të babait të tij.

Aldo Terrusi ka meritën e madhe, t’a ketë bërë të pavdekshme, nëpërmjet romanit të tij, përvojën e dhimbshme, madje tragjike, të jetuar në vetë të parë, nga prindërit e tij. Trauma njerëzore e një fëmije, të cilit i është hequr dashuria dhe prania e babait në jetën e tij, për shkak të një regjimi mizor e çnjerëzor, që dënon pa asnjë arsye të shëndoshë, është një padrejtësi që normalisht duhej të thërriste për hakmarrje apo drejtësi. Në sajë të bujarisë dhe maturisë së autorit, ajo bie në plan të dytë.

Duket se shkrimtari don t’i kursejë lexuesit peshën e tragjedisë që ka shënuar jetën e tij dhe ka bërë të detyrueshëm një synim, sa njerëzor, aq dhe të drejtë e moral: gjetjen e eshtrave të babait, kthimin e tyre në tokën e lindjes, në një kthinë varri me një pllakë të bukur, me një fotografi të hijshme në dukje, një vazo lulesh dhe një qiri gjithmonë i ndezur; një vend ku shkohet për të sjellë ndër mënd kujtime pikëlluese, ata të babait përtej hekurave dhe të fëmijës në krahët e nënës, që kërkon me lot në sy daljen nga ai ferr; një vend ku të shkohet për t’u lutur, për të mos harruar, mbi të gjitha për të mos harruar.

Ndoshta shkrimtari ka bërë të vetin mësimin e një Pape të madh, Gjon Pali i II-të që, në të njëjtin vit, e ka vizituar Vendin e Shqipeve, duke e quajtur; “Tokë e fshikulluar nga përndjekjet”, duke kërkuar për të ndihmën dhe kujdesin e botës, me shprehjen e famshme: “Evropë mos harro”! Martirizimi i atij populli, veçanërisht i pjesës katolike, nuk ka patur krahasim në Evropën Komuniste.

Nëpërmjet heshtjes së tij, nënshtrimit dinjitoz kundrejt fatit, dhimbjes së tij të thellë e të matur, autori nderon të vërtetën rrëqethëse të një populli mik e bujar, me të cilin ndihet i lidhur, jo vetëm si vendi i lindjes, por kryesisht për tragjedinë e tij. Autori, nuk është vetëm njeriu i misionit, që pret një jetë për të patur eshtrat e t’atit. Ai është dhe një vëzhgues i vëmendshëm i një realiteti, deri pak kohë më parë, i mbështjellë në të panjohurën, në të papërshkueshmen.

Në këtë realitet, i bëjnë përshtypje gjëra të ndryshme: bunkerët, 700.000, që kanë pushtuar gjithë truallin e këtij vendi, shembulli më i qartë e më shprehës, i një marramendjeje politike dhe një marrëzie njerëzore pa kufij, që ndihmoi në mënyrë përcaktuese, varfërimin deri në skajet e mbijetesës të një populli të tërë; antenat e televizorëve mbi çatitë e mbi ballkonet e pallateve të rrënuara, një tjetër shembull, këtë herë pozitiv, i një qëndrese pasive, gandiane, pa fytyrë i të njëjtit popull, kundrejt një diktature që përpiqej me të gjitha mjetet që zotëronte, t’i mbushte mendjen çdo ditë, me dogmat e komunizmit më të keq.

Shteti e detyronte, nëpërmjet ligjeve të terrorit, të jetonte në padije, të mos kishte asnjë kontakt, të asnjë tipi, me botën rreth e përqark, veçanërisht me Italinë që, për shumicën e shqiptarëve, ishte “toka e premtuar”, sinonim i lirisë, i kulturës, i mirëqenies, i bujarisë. Ato antena, ishin mjeti që u lejonte të njihnin atë botë, edhe se vetëm nëpërmjet televizionit që, nga ana e tij, nuk ndihmonte shumë për informacionin e paanshëm, duke krijuar një opinion më shumë të stisur, se sa të vërtetë t’atij realiteti.

Varfëria, në shfaqjet e saj të ndryshme, e befason autorin dhe e bën të përsiasë mbi arsyet dhe motivet, që kanë të gjithë të njëjtin burim, sistemin komunist dhe udhëheqësin e tij më të lartë, Enver Hoxhën. Ky është emblema e këtij sistemi, diktatori, njeriu i plotfuqishëm, që bën dhe zhbën gjithçka, si mbas tekave të tij, vullnetit të tij të mbrapshtë, kriminal. Një përbindësh që synon të asgjësojë gjithçka të mirë, bujare, fisnike, që kishte karakteri dhe natyra e shqiptarit.

E kupton këtë Aurelia, personazhi diellor i romanit, kur “shpresonte të mund të takonte Enverin personalisht, për t’i kërkuar faljen për burrin, në emër të miqësisë së vjetër, por ai u justifikua duke thënë, se arsyet shtetërore e ndalonin të ishte shpirtmadh: po të kishte bërë lëshime hierarkitë, do t’i mbetej hatri. Aurelia u thirr në vazhdim shumë here, nga njëri prej sejmenëve të Enverit, që i bëri vetëm propozime të papërsëritshme, në shkëmbim të një lirimi të mundshëm të burrit”!

Ky argument meriton një për thellim, mbasi hedh dritë mbi një nga anët më të këqija të karakterit të Enver Hoxhës, një natyrë hakmarrëse skajore, veçanërisht me femrat, që nuk kishin pranuar propozimet e tij. Është shumë e mundshme, që instikti shtazarak i hakmarrjes kundrejt Aurelias, për “fyerjen” e pësuar vite më parë, të ketë përcaktuar edhe fatin e Giuseppe Terrusi-t që, në një tjetër kuadër, do të ishte liruar e, ndoshta, as nuk do të ishte arrestuar.

I njëjti fat, u takoi dhe vëllezërve të Musine Kokkalarit, një nga vajzat më të shquara e më të kulturuara të kohës së saj, një shkrimtare gjirokastrite, që kishte refuzuar propozimet e udhëheqësit t’ardhshëm të Shqipërisë. Dy vëllezërit, paguan me jetë dhe vetë Musineja, me 15 vjet burg politik. Në vetë të parë, pagoi talljen me diktatorin e ardhshëm, një nga femrat më në pah të shoqërisë shqiptare, një shkencëtare e laureuar në Itali, edhe ajo bashkëqytetare e përbindëshit, Sabiha Kasimati.

Ajo u arrestua dhe u pushkatua pa gjyq, më 1951-in, me rastin e bombës së hedhur në oborrin e ambasadës sovjetike. Autori i romanit, duke kërkuar të vërtetën mbi vdekjen e t’atit, arrin të gjejë dy ish shokë të burgut, zotërinjtë Petrit Velaj dhe Engjëll Kokoshi. Ata kishin ndarë të njëjtin fat, me drejtorin e bankës, birucat, urinë, mizorinë e rojeve, ndoshta edhe shpresën për të dalë nga ai vend. Është shumë prekës tregimi i Velajt, mbi parashikimin e Giuseppes kiromant, rreth një vizite të të birit, për të kërkuar të dhëna mbi të.

Duket një gjë e pamundur, por jam i sigurt se Velaj nuk gënjen: e ka ruajtur për dhjetëvjeçarë në kujtesë këtë profeci, që vërtetohet. Nga tregimi i tij, del qartë personaliteti i një njeriu dinjitoz, për miqësinë e të cilit, cilido do të ishte i nderuar, aq më tepër si familjar apo baba. Biseda me Engjëll Kokoshin, është një nga pikat qendrore të romanit, një copë për antologji, sa i përket përmbajtjes së jashtëzakonshme.

“Tregimi i Engjëllit të ngjeth mishtë; e tija kishte qenë një tragjedi e vërtetë. U pamë sy në sy e, përballë atyre ngjarjeve, u ndjemë të gjithë shumë të vegjël dhe u zhytëm në kolltukët tanë, sikur të donim të fshiheshim”, rrëfen autori. E bën më të çmueshme dëshminë e Engjëllit, shtati i tij moral e njerëzor, beteja e një jete të tërë, në mbrojtje të një dinjiteti të fuqishëm e të padiskutueshëm, të parimeve fisnike, të larta e të pakundërshtueshme. “Për të më bërë të firmosja padinë kundra shokëve të mi, më bënë të gërmoj tri herë varrin tim, por nuk pranova kurrë”!

Është një realitet, ndoshta i pakonceptueshëm për botën e sotme, larg mendësisë së përhapur në një pjesë të mirë të shoqërisë, që nuk tërhiqet përpara asnjë motivi të rendit moral, për të patur me çdo kusht para, pushtet, lehtësi, qejfe. Në këtë drejtim, nga kjo pikëpamje, një mësim ndershmërie e respekti të vlerave njerëzore, duhet të merret nga ajo pjesë e shoqërisë shqiptare, që u vu në kryq nga barbaria komuniste. Mund të siguroj nga përvoja ime e drejtpërdrejtë, se shumë bashkëvuajtës të burgjeve politike, kishin pranuar me vetëdije, dënimin me dhjetë vjet burg, duke mohuar një jetë në liri, por pa njollën e padive, ndaj shokëve apo të afërmve.

Faleminderit zoti Terusi, njëmijë herë faleminderit, sepse ke vënë në pah, nëpërmjet faqeve të këtij romani, pjesë të një realiteti të virtytshëm, që meriton të jetë i nënvizuar dhe i njohur edhe nga shoqëria italiane edhe nga një botë që, çdo ditë, na jep shembuj të rënies vertikale të vlerave më të shtrenjta njerëzore.

Opinioni i Engjëllit, një përfaqësues i atdheut qëndrestar ndaj së keqes, i vendit fisnik, për mikun Terrusi, është një dëshmi e së vërtetës madhore dhe fjalët e tij, janë shpërblimi më i madh, për një bir që ka humbur babanë në moshë të njomë, pa patur fatin as t’a njihte atë mirë. “Babai yt, nuk shkonte në kampet e punës së detyruar, por kur ktheheshim, duke na parë n’atë gjendje, na ndihmonte sa mundte, dhe ndante me ne ushqimet e tij.

Sigurisht e ke njohur tët’atë, nëpërmjet tregimeve të nënës tënde dhe të dajës, por natyra e vërtetë e tij, ishte ajo e jetuar mes nesh, në vitet e tmerrshme të burgimit, kur na trajtonin si armiq të popullit e, kriminelë të luftës. Më vjen keq të të tregoj gjëra, që për ty janë të dhimbshme por, mik i dashur, duhet të jesh krenar për babanë tënd, që nuk u përkul kurrë ndaj sfilitjeve çnjerëzore, që ata të mallkuar, të kthyer në bisha të ideologjisë marksiste, na shkaktonin”!

Që një bir të ndihet krenar për babanë e tij, është një nga kënaqësitë më të mëdha, që mund të ketë një njeri në jetën e tij. Udhëtimi në vendin e Shqipeve, i vërtetoi autorit përfytyresën e babait, të krijuar nga kujtimet e nënës, por ajo mori të tjera përmasa, në rrëfimin e sinqertë të bashkëvuajtësve të tij, u rrethua nga një aureolë drite, që jep vetëm bindja se provat e vështira, të përballuara me dinjitet, kurorëzojnë si të tillë, qenien njerëzore.

Vizita në ish-burgun e Burrelit, është pjesa më e rëndësishme e udhëtimit. Fjalët e Kokoshit, në përshkrimin e torturave e mizorinë e papërshkrueshme të një aparati policor pa krahasim, dëshmojnë në sytë e t’ardhurve, fytyrën e vërtetë t’asaj bote të tmerrit, që qe komunizmi shqiptar. “Të heshtur, me tmerrin, mëshirën dhe përbuzjen të skalitura në fytyrat tona, me zemrën e mbufatur nga ngashërimi, u nisëm për të dalë nga burgu”.

Përgëzime autorit. që ka shprehur me pak fjalë, me një aftësi përmbledhëse. për t’u patur zili, një gjendje shpirtërore të veçantë, jo vetëm nga pozita e një biri. që ka humbur babanë mes këtyre mureve të lemerishme, por edhe nga ajo e një qytetari të një shoqërie që, shumë rrallë është kujtuar të njohë tragjeditë e bijve të saj, të dënuar e të vdekur. nga dora e një regjimi me të cilin. është filtruar për shumë kohë.

Aldo Renato Terrusi. ka guximin të padisë, nga faqet e romanit të tij, një të vërtetë që, fatkeqësisht edhe në ditët tona, pranohet me shumë vështirësi. Përse Evropa demokratike, nuk i ka quajtur kurrë të barabarta, viktimat e dy tipave të diktaturave të kontinentit, gjatë shekullit të shkuar?! Përse viktimat e komunizmit janë ende të kategorisë së dytë, ndërsa ata të Shoah, me të drejtë, përkujtohen në nivelet më të larta të jetës politike, administrative e kulturore, të shoqërive tona? Autori, nuk i shtron drejt për drejt këto pyetje, por ato lindin vetvetiu, në përsiatjet e lexuesit, që ndjek temat e kujtesës historike.

Por ai, i tronditur thellë në vetëdijen e tij, si një qytetar i një vendi demokratik, përballë realitetit mizor, me të cilin përballohet në këto pak ditë të qëndrimit “Përtej detit, aty ku lind dielli”, merr një zotim, që tejkalon shumë detyrën e tij si bir, për të sjellë në tokën e tij, eshtrat e babait. “Në të vërtetë, do të desha të bënja diçka më shumë. Ende nuk e di se si, por do të më pëlqente të ngrija një pllakë të madhe, ose të vendosja një targë, në kujtim të të vdekurve të përbashkët, italianë e shqiptarë, në burgun e Burrelit”.

Është vërtetimi i ndërgjegjësimit se e keqja, që e ka goditur atë në ndjenjat më intime, zbulohet si një e tillë e përgjithshme, me përmasa të papërfytyrueshme, një dukuri që ka bluajtur male jetësh njerëzore, të bashkuara në fatkeqësinë e përbashkët. Si të tillë, ata meritojnë njohjen dhe nderimin e gjithë shoqërisë, të gjithë brezave, madje të gjithë kombeve. Ai zotim e nderon atë dhe i jep një dritë të posaçme, veprës së tij.

“Të ngrihej një pllakë…”, duhej të kishte qenë mendimi i parë, zotimi i parë i Shqipërisë demokratike, në rrugën e saj. Fatkeqësisht, edhe sot, mbas një mijë premtimesh hipokrite, në Shqipërinë tonë nuk ka asnjë monument, kushtuar viktimave të pafajshme të diktaturës, dhe të mbijetuarit, duhet të kënaqen me thërrimet që politikanët e sotëm, bij ligjorë e jo ligjorë, lëndorë e shpirtërorë, të atyre të të djeshmëve, vendosin herë mbas here t’u hedhin atyre, mbasi janë bërë zotër të gjithçkaje; të ekonomisë, të politikës, të shtypit, të mediave, madje dhe të miqve të botës së lirë.

Prandaj premtimi i mikut Spartak Topallaj, (diplomat i njohur, ish-konsull në Milano dhe ambasador në Kajro), për të sendërtuar “idenë fisnike”, nuk besoj se do të ketë vazhdim mbasi, në të pavetëdijshmen e tij dhe të shokëve të tij, ato viktima, janë ende “armiq të klasës”. Këto ishin disa nga përsiatjet që lindin nga leximi i romanit “Brenga ime Shqiptare”, që meriton një lavdërim të madh e të sinqertë, për temën e trajtuar me objektivitet, me stil të rrjedhshëm e të pëlqyeshëm, për personazhet që nguliten në kujtesë e, për mesazhin përfundimtar që përcjell./Memorie.al

Lini një Përgjigje