TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-05-28 13:41:00

Milionat e pushtetarëve dhe bosëve të krimit në Londër, vjen sot në Tiranë gjyqtari i lartë britanik; asistencë SPAK-ut për paratë e pista

Shkruar nga Pamfleti
Milionat e pushtetarëve dhe bosëve të krimit në Londër,
Lord Justice Dingemans

Ditën e sotme do të vijë në Tiranë Lord Justice Dingemans, Kryetar i Gjykatës së Lartë angleze.

Shtohen telashet për Ilir Metën dhe pushtetarët e tjerë që kanë fshehur para në Londër. SPAK ka hyrë në një fazë të re, duke mos toleruar askënd, por duket se këtë herë do ketë një aleancë shumë të fortë me britanikët, si kundër krimit të organizuar ashtu edhe kundër korrupsionit.

Ndërkohë 4 ditë më parë u tha se Davit Cameron kishte në plan një takim dhe me Altin Dumanin, por u largua nga Tirana për shkak të shkrirjes së qeverisë britanike.

Mësohet se do të ketë një marrëveshje mes SPAK dhe National Crime Agency, me qëllim goditjen e grupeve kriminale shqiptare në Britani, por edhe zbulimin e pasurive të fshehura atje. Mirëpo përveç bandave, në skaner do të jenë dhe zyrtarët që kanë fshehur prona.

Një ndër emrat që është përfolur për prona në Angli është Ilir Meta, të cilit i janë hapur letrat nga SPAK. Madje mësohet se prokuroria ka dërguar dhe letër-porosi në Londër. Po ashtu ka dhe emra të tjerë që kanë fshehur atje llogari bankare dhe prona. Për të gjitha këto, të martën që vjen do të mbërrijë në Tiranë Lord Justice Dingemans, Kryetar i Gjykatës së Lartë angleze për të shpalosur ndihmën e “Zyrës Britanike të Drejtësisë”.

Media britanike 'The Times' publikoi dje një artikull sipas të cilin një operacion sekret për ndalimin e bosëve kriminelë shqiptarë që veprojnë në Britani i koduar “ Crime State Nexus” ka nisur prej disa kohësh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar .

Projekti i nisur nga zyrtarë në Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme ka si synim për të ekspozuar dhe vënë në shënjestër politikanët e korruptuar në Ballkan të lidhur me krimin e organizuar.

Detajet e operacionit u zbuluan në dokumentet gjyqësore të qeverisë, në lidhje me një betejë ligjore mbi vendim për të ndaluar hyrjen në Britani të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Britania do të angazhohet që të zbulojë dhe më pas të bëhet konfiskimi i çdo qindarkë që rezulton me prejardhje nga individë shqiptarë. Kjo do të jetë kambanë alarmi për politikën, drejtësinë dhe zyrtarë të tjerë, pasi ka shumë atje që kanë fshehur pronat. /Pamfleti

Lini një Përgjigje