TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-10-11 19:16:00

Më 15 tetor, konferenca e dytë ndërqeveritare/ Shqipëria hap negociatat me BE-në për kapitujt themelorë!

Shkruar nga Pamfleti

Më 15 tetor, konferenca e dytë ndërqeveritare/ Shqipëria hap

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Më 15 tetor, Shqipëria do të hapë negociatat me BE për kapitujt themelorë.

Takimi do të mbahet në Luksemburg, ndërkohë që po më 15 tetor mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare me BE

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup-kapitullin e parë: Bazat, duke përfshirë fushat si drejtësia, gjyqësori, siguria administrata publike e të tjerë.

Kapitujt që do të diskutohen: 

Funksionimi i institucioneve demokratike

Reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike, të cilat janë : Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Negociatat për grupin “Bazë” hapen të parat dhe dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Lini një Përgjigje