
On the fourth anniversary of the passing away of the well-known historian, researcher, writer and publicist Agim Musta (July 24, 2019), a former political prisoner, his daughters Elizabeta and Suela gave the right and exclusive right to publish to the media online Memorie.al, of one of the author's most prominent publications, such as the 'Black Book of Albanian Communism'.
This work contains numerous data, evidence, facts, statistics and arguments unknown to the general public, on communist crimes and terror in Albania, especially against intellectuals, in the period 1945-1991.
The publication for the first time of parts of this book is also the realization of one of the bequests of the historian Agim Musta, who, from the beginning of 1991 until he passed away, for nearly three decades was engaged with all his powers , working to raise collective memory, through book publications and publications in the daily press.
All that voluminous work of Mr. Agim Musta, concretized in several books, is a contribution of great value to the disclosure of the crimes of the communist regime of Enver Hoxha and his successor, Ramiz Alia.
A good part of the publications of Mr. Agim Musta, is also translated into English. Thanking the two daughters of the late Musta, who chose Memorie.al, to commemorate their father, from today we are starting the publication, part by part, of the 'Black Book of Albanian Communism'.
- Forced labor camps-prisons, everywhere in Albania- (1945-1991)
Roads washed with tears
The streets of prisons and slave labor camps were washed with tears, for half a century, by our good mothers and sisters. Crouched with the rafters on their backs, they traveled towards Maliq, Beden, Tërbufi, Burrel, Bulqiza, Spaç, Qafë Bari...! And they walked and walked without stopping. And where did not step their foot?! They endured with clenched jaws insults, threats, humiliations from devils with red stars on their foreheads, but they were not afraid and never retreated. They were not repulsed by storms, nor by downpours, nor by the frost of winter and the scorching heat of summer. They often traveled on foot, because the drivers followed the insurance orders, so as not to take the mothers and sisters of the "enemies of the people" in their cars. The mass of pain gathered in their chest, they vented with tears in the streets of the prisons.
They shared the morsel of the mouth, to bring us to the places of suffering. They suffered spiritually more than we who were inside the bars, but they covered their pain, with fake smiles and the hopeful words they said to us. They stood for hours, with trembling hearts in front of the iron doors of the prisons, and often stayed up until the morning, waiting, without closing their eyes. When they returned, they were more poisoned than when they came, and they washed again with sighs and tears, the accursed streets of the prisons. Today, many of them are no longer alive. They died longing, because they did not have their sons and brothers by their side, to give them the blessing and tell them the bequests. Every time I travel through the homeland, I see visions of our mothers and sisters, who seem to me wet with their tears. O good Albanian mothers! How much you have suffered
A. Kozara forced labor camp
The political prisoner Muhamet Hoxha tells about the Kozara camp. "It was the spring of 1948. I was sentenced to 10 years of deprivation of liberty, in the prison of Gjirokastra. One morning, earlier than usual, we were woken up with a big bang. They lined us up on both sides of the corridor and tied us up with handcuffs and chains. The old ones were left in prison. Surrounded by dozens of armed police and soldiers, we were taken to Çerçizi Square. The cars were waiting for us there, and we barely got into them. Where were we going?! No one knew! You could not ask the policemen, as an answer you could get some wood on the head.
Kur na nisën, nuk na lejuan të kryenim as nevojat personale. Disa të burgosur mundoheshin të tregoheshin të përmbajtur, por nuk mundnin të duronin gjatë. Filluan të kryenin nevojat në mbathje. Era ishte e padurueshme. Mbas një rruge torturuese, arritëm në kampin e Kozarës. Kampi kishte formën e një katrori, të rrethuar me tela me gjemba tri metra të lartë, me karakolle mitralozash dhe prozhektorësh, me shtrate dyshe të bëra me dërrasa të pa zdrukthuara, me një pus uji të hapur, afër vijës së ndaluar, në një skaj të oborrit dhe 15 m. larg, një gropë në formë paralelepipedi, me disa trarë të hedhur mbi të, që do të shërbente si nevojtore. Uji, i të ashtuquajturit pus, ishte plot me mikroorganizma, bile dhe me krimba. Marrja e ujit nga pusi, bëhej me gaveta të lidhura me spango.
Me siguri, që ujërat e zeza të nevojtores, filtronin nën tokë në ujërat e pusit. Fakt për këtë ishte diarreja, që s’na u nda, përsa kohë që qëndruam në kampin e Kozarës. Puna ishte mbi një orë larg nga kampi. Fillimisht të burgosurit punonin, megjithëse komanda e kampit, caktoi norma të larta pune. Çdo i burgosur duhet të gërmonte 10 m.3 dhé, ose t’i transportonte ato me karrocë dore, disa dhjetëra metra larg. Me kalimin e ditëve, fuqia e të burgosurve binte nga rraskapitja, kurse normat e punës rriteshin. Po të qëndroje edhe dy sekonda pa punuar, polici të godiste nga mbrapa kokës dhe i burgosuri rrëzohej për tokë. Shoku nuk guxonte të të ndihmonte, se e pësonte më keq se i rrëzuari. Terreni ishte kodrinor dhe kanali arrinte gjer në 10-12 metra thellësi.
Gjatë verës, etja ishte e jashtëzakonshme. Të burgosurit në punë, për të shuar etjen, pinin dhe ujët e turbullt të kanalit, me çfarëdolloj pisllëqesh brenda. Ushqimi ishte shumë i keq. Në mëngjes një ujë i zier me pak sheqer, që e quanin çaj, në drekë dhe në darkë, një supë, ku kokrrat e orizit ose të groshës, mund të numëroheshin lehtë. Racioni i bukës ishte 600 gram bukë misri, e gatuar si për derra. Gjatë punës, duke u fshehur nga sytë e policëve, të burgosurit hanin ca rrënjë të bardha, që i gjenin gjatë gërmimit të tokës.
Kampi ishte krejtësisht i izoluar nga jeta e jashtme. Nuk lejohej as takimi me familjet, as marrja e pakove dhe e parave, as hyrja e gazetave. Uji i pusit të kampit, një ditë u skuq nga gjaku i një djaloshi dibran, i vrarë nga roja e karakollit, mbasi kishte guxuar të mbushte ujë, nga ana tjetër e pusit, që ndodhej afër vijës së ndaluar. Në drekë, kur u rreshtuam për të marrë supën, komisari i kampit na u drejtua me këto fjalë:
“Sot, një shoku juaj, tentoi të kalonte telat. Ai mori dënimin që meritonte. Ky fat i pret të gjithë ata, që do të tentojnë një gjë të tillë, ose do të guxojnë të shkelin rregullat e kampit”! Jeta në kampin e Kozarës, ishte një torturë e vazhdueshme. Punë e rëndë rraskapitëse, rrahje të përditshme, uri e vazhdueshme, pisllëk i papërshkrueshëm, sëmundje të çdollojshme, lëngime pa asnjë ndihmë mjekësore, izolim i plotë nga jeta e jashtme. Më kujtohet Foto Tomidhi, një ish-tregtar nga Delvina.
Filloi të humbiste forcat fizike, sa s’kish më fuqi për të ecur. Bashkë vuajtësit e merrnin në krahë, për ta çuar në punë. Kur venin tek vendi i punës, e linin në tokë. Ai s’kish fuqi të ngrihesh. Ishte shndërruar në një kufomë të gjallë. Policët i binin me shqelma, duke i bërtitur: “Çohu mor qen! Puno, se ta morëm shpirtin”!. Ai i vështronte në fytyrë me një shikim që të këpuste shpirtin. Ata vazhdonin ta qëllonin me shqelma, gjersa ai humbiste ndjenjat. Kur mbaronte puna, shokët e merrnin përsëri në krahë dhe e çonin në kamp.
Kjo punë vazhdoi disa javë, gjersa i shkreti Foto dha shpirt. Komanda e kampit, e përdori si simbol atë gjysmë të vdekur, për të frikësuar të burgosurit e tjerë. Varrmihësi i kampit, ishte caktuar Elmaz Libohova, një djalë fisnik, i kulturuar dhe me plot virtyte. Detyrën e varrmihësit, e kishte suplementare, përveç punës së rëndë, që bënte së bashku me bashkëvuajtësit. E merrte kufomën në krahë dhe i shoqëruar nga 2-3 policë të armatosur, e çonte disa qindra metra larg kampit.
Aty ai hapte një varr të cekët, sipas urdhrave të policëve dhe vendoste kufomën, duke e mbuluar me pak dhé. Shumica e varreve, zbuloheshin natën nga çakejtë, që ishin me shumicë në atë zonë. Një ditë Elmazin, e lidhën te shtylla para mensës, duke e mbajtur për 24 orë nën një shi dhe breshër, që çau dhe katramatë e kapanoneve. Të gjithë i humbën shpresat se do ta gjenim gjallë të nesërmen. Për habinë tonë, Elmazi mbeti gjallë se gjallë. I hoqën bidonin 20 kilogramësh nga qafa, i zgjidhën duart nga telat me gjemba dhe e nisën për punë, pa racionin e bukës.
Shokët e mbanin nga krahët. Atij ju pre të ngrënët dhe shumë prej nesh menduam se Elmazi do të shkonte së shpejti, tek ata që i kish varrosur. Forca morale dhe mosha e re, e shpëtuan atë nga vdekja e sigurt. Kur ndonjë i burgosur vdiste në punë, oficerët urdhëronin që ta varrosnin në tabanin e kanalit. Më kujtohet Baba Shehu i Picarit.
Ishte i biri i Sheh Ahmet Shkodrës, i vendosur në Teqen e Picarit të Gjirokastrës. U dobësua jashtë mase, por goditjen e fundit, ja dha diarea. Nuk e mbante dot barkun dhe fëlliqej në shtrat dhe në oborrin e kampit, duke vrapuar për në nevojtore. Pastrohej me rreckat që kishte veshur. Mbas ca ditësh, i kish konsumuar të gjitha rreckat dhe mbeti lakuriq, si njerëzit e egër të xhunglave të Amazonës. Askush s’e tallte, askush s’e ofendonte. Vetëm gardianët gajaseshin së qeshuri, kur e shihnin në atë gjendje. Vdiq mbas disa ditësh. Ashtu, lakuriq, e mori në krahë Elmazi dhe e varrosi tek të tjerët. Por kish dhe nga ata, gë e sfiduan vdekjen.
Një i tillë ishte çifuti Tovi Jamtovi, nga Delvina. Ishte i shëndoshë dhe mbante një palë syze me skelete të trashë. Sa herë që e goditnin policët me shqelma, nga tronditja, syzet i binin në tokë. Nuk mësoi kurrë të përdorte ashtu si duhet kazmën dhe lopatën. Megjithëse lodhej më shumë nga të tjerët, jepte më pak rendiment nga të gjithë. Për këtë, ishte kthyer në një poligon qitjeje, për shqelmat dhe hunjtë e policëve. U dobësua aq shumë, sa lapa e barkut, ju shndërrua në një këmishë që i varej poshtë gjunjëve.
Me gjithë torturat që pësoi dhe dobësimin fizik, ai mbeti gjallë. Atyre që iu binte të fikët në punë, policët i shtynin me shqelma gjatë skarpatës, gjersa përfundonin në tabanin e kanalit. Ata që s’përmendeshin kur mbaronte orari i punës, i mbulonin me dhe. Për shkak të ujit të papastër dhe të mungesës së higjienës minimale, dizenteria mori shumë jetë të burgosurish. Kishte ndodhur që të vdisnin dhe nga 2-3 veta në ditë. Ndoshta diarreja qe kthyer në kolerë, por për habinë tonë, kur ne i kishim humbur të gjitha shpresat, se do të mbeteshim gjallë, ajo u zhduk nga një dorë e plotfuqishme dhe e padukshme, që askush s’mundi ta shpjegonte. Sa vdiqën në kampin e nëmur të Kozarës?
Askush s’e di me siguri, përveç Elmazit, po ai s’jeton më dhe numri i atyre fatkeqëve do të mbetet i panjohur. Do të mbetet një “iks”, si shumë “iksa” dhe “ipsilon” të tjerë, në dramën gjysmë shekullore të regjimit gjakatar komunist. Nga mesi i nëntorit, erdhën kamionët për të na çuar nëpër burgje. Të paktë ishin ata, që kishin forca të ngjiteshin në to. Nuk ishim më ata që kishim ardhur para shtatë muajve, por hijet e tyre. Autokolona u nis. Rrinim të menduar kokë ulur sikur po shkonim në mort. Kur zbritëm te “Sheshi i Çerçizit”, nuk ishim në gjendje të ecnim, po zvarriteshim këmbë e duar, në rrugët e gurta të qytetit.
Para se të arrinim te porta me hekura e burgut, dy veta dhanë shpirt. Mbas një jave na lejuan ushqime dhe takime me familjet. Ata nuk na njihnin dhe lebetiteshin kur na shikonin. Kaq shumë ishim transformuar brenda shtatë muajve. Në themelet e veprave të bonifikimit, të ndërtuara me gjakun dhe me djersën e dhjetëra mijrave të burgosurve, në periudhën më të zezë të historisë së kombit tonë, kanë mbetur me qindra skelete njerëzish të pafajshëm. Mbi atë mund, mbi atë djersë, mbi atë gjak, mbi ato eshtra, Enver Hoxha dhe kasta e tij, ngritën lavdinë e tyre të paturpshme dhe satanike”
Gjeniu i torturës, “Gjenerali i zi”, Nevzat Haznedari
Nevzat Haznedarin, e njihja si fytyrë qysh më 1947-ën, kur ai, si prokuror ushtarak, ishte bërë i llahtarshëm në gjyqet që zhvilloheshin në Kinema “17 Nëntori” të Tiranës, ndaj të ashtuquajturve “grupe armiqësore”. Më ishin ngulur në kujtesë koka e tij e madhe, si e sllavëve të vjetër, trupi i tij i fortë, por pak i kërrusur, sytë e tij ngjyrë çeliku, që ç’bironin edhe betonin dhe duart e tij, si putrat e ariut siberian.
Me kishin thënë se rridhte nga një familje bejlerësh të rrënuar të Leskovikut. Babai i tij, gjatë viteve tridhjetë, bridhte kafeneve të Korçës, në gjendje të mjerueshme, derisa vdiq në rrugë dhe e varrosi bashkia.
Nevzati në atë kohë, vazhdonte “Normalen” e Elbasanit, me bursë shteti. Në “Normale”, shokët e thërrisnin me nofkën “egërsira”. Literatura e tij e preferuar, ishin romanet me tortura. Më 1938-ën, mbasi mbaron “Normalen” e Elbasanit, emërohet mësues në katundin Postenan të Leskovikut. Ish-nxënësit e tij, tregojnë se atyre u shpëtonte shurra, kur mësuesi i kërcënonte edhe për gabimet më të vogla. Mbasi s’bëri dot karrierë në Partinë Fashiste, gjatë periudhës 1939-‘42, hoqi këmishën e zezë dhe veshi këmishën e kuqe, duke u bërë një nga krerët e Lëvizjes Komuniste në nënprefekturën e Leskovikut, së bashku me Kiço Kasapin dhe Ali Glinën.
Në pranverën e 1943-shit, ai pushkaton në grykën e Postenanit, Gaqi Tashon, së bashku me të birin, Petraqin dhe Petro Tashon, për të vetmin faj, se ishin distancuar nga Lëvizja Nacionalçlirimtare, kur kishin kuptuar se atë e drejtonte dora e komunistëve. Në fund të 1944-ës, ekzekutohet Muharrem Rusi, ish-kryetar i Bashkisë së Leskovikut, njeri i nderuar dhe i respektuar në të gjithë krahinën.
Fill mbas vendosjes së diktaturës komuniste, Nevzatit, iu caktua detyra e Prokurorit Ushtarak të Qarkut te Korçës, ku bëhet i famshëm për bëmat dhe gjëmat e tij. Merr pjesë në ekzekutimin e grupit të inxhinierëve të Maliqit në nëntor të vitit 1946, duke u hedhur me dorën e tij litarin në fyt, Abdyl Sharrës dhe Kujtim Beqirit. Zoti Ali Selenica, jurist, vdekur në burgun e Burrelit, më 1963, gjatë vuajtjes së dënimit me të, më tregonte se në fillim të vitit 1945, kur ai punonte si avokat në qytetin e Korçës, gjyqi ushtarak komunist, me prokuror Nevzat Haznedarin, jepte çdo ditë “në emër të popullit”, 10-15 dënime me vdekje. Shumica e të dënuarve, ishin intelektualë dhe fshatarë analfabetë, që kishin shkuar me forcat e Ballit Kombëtar.
Gjyqi, s’bënte asnjë dallim midis fajtorëve të vërtetë dhe të pafajshmëve! Shpata e diktaturës komuniste në dorën e kriminelit Nevzat, binte mizorisht mbi kokat e njerëzve të pafajshëm. Merreshin nëpër këmbë dhe normat më të thjeshta juridike. Të tilla gjyqe, nuk zhvilloheshin as në kohën e inkuizicionit dhe jo e jo në kohën e sundimit otoman. Sado i duruar dhe frikacak që të ishe, revoltoheshe nga kjo “drejtësi” e përdhunuar mizorisht. “U revoltova – më tregonte z. Selenica, – kur Nevzati kërkoi dënimin me vdekje, për një ballist nga fshatrat e Devollit, që ishte memec.
Ai e akuzonte, midis të tjerash, se devolliu ballist, kishte zhvilluar propagandë kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare”. Zoli Ali, si avokat i të pandehurit, thoshte se akuza kundër klientit të tij, ishte sa absurde, aq edhe qesharake, mbasi i akuzuari ishte memec dhe s’kishte mundësi ta kryente krimin e agjitacionit. Nevzati e kishte fyer avokatin me fjalët më të ndyra dhe e kishte akuzuar se kishte qenë fashist dhe për këtë arsye i mbronte me zjarr armiqtë e popullit.
Zoti Ali Selenica, replikon me prokuror Nevzatin, duke i thënë se fashist kishte qenë ai, gjë, që ishte e njohur nga gjithë qarku i Korçës. Kapiten Nevzati, tërbohet nga zemërimi dhe kërkon pezullimin e seancës gjyqësore. Zoti avokat Selenica, mbas një ore, e pa veten me pranga në duar, në një qeli të errët të Sigurimit të Korçës.
Mbas tre muaj torturash, të bëra personalisht nga Nevzati, zoti Ali u dënua me burgim të përjetshëm si; “armik i popullit”, kurse dy djemtë e tij, për t’u shpëtuar persekutimeve, u vranë duke u përpjekur të kalonin kufirin shqiptaro-grek. Brenda 11 vjetëve (1945-‘56)’ duke çuar me qindra njerëz në botën tjetër, xhelati Nevzat, arriti gradën e gjeneralit, duke u bërë simbol i krimit shtetëror. Nuk kishte të arrestuar për çështje “armiqësore” që Nevzati të mos e kishte marrë në pyetje dhe të mos e kishte “ledhatuar” me putrat e tij.
Nuk kishte të burgosur që të kishte shpëtuar pa u gjakosur nga takimi me të. Edhe xhelatët e vegjël nëpër zyrat e hetuesisë, nëpër burgjet dhe kampet e përqendrimit, qëndronin para tij, si pula të shushatura. Ai kaloi nëpër duart e tij, me mijëra viktima, që nga fshatarët e thjeshtë, gjer tek intelektualët e shquar, ministra, gjeneralë dhe anëtarë të Byrosë Politike, duke e mbyllur karrierën, me “grupin” e Beqir Ballukut.
Më 1954, kur të burgosurit politikë në Kampin nr. 4 në Tiranë, u përpoqën të hapnin një tunel, për të shpëtuar nga ferri komunist, “drejtësia enveriane”, ra pa mëshirë në krenat e atyre fat këqijve, që deshën të fitonin lirinë e grabitur padrejtësisht. Mbi 20 veta u dënuan me burgime të rënda dhe 4 prej tyre: Abdulla Bajrami, Mark Zefi, Isuf Velçani dhe Zyhdi Mancaku, u ekzekutuan në qelitë e burgut të vjetër të Tiranës, nga xhelati Haznedar, duke u çarë kafkat me levë hekuri. Takimin personal me këtë “Luçifer”, e pata në një dhomë të hetuesisë së burgut të Tiranës, në prillin e vitit 1962. Ishte i shoqëruar me 3-4 oficerë madhorë, që qëndronin gatitu mbrapa tij.
I lidhur me pranga, më ulën në karrigen e betonuar të të pandehurit, ndërsa gjeneral Nevzati, me një vizore në dorë, më pyeti se çfarë kisha biseduar me baxhanakun e tij, mësues Fatmir Beratin. I thashë se me Fatmirin, kisha qenë koleg në shkollën “50-vjetori”, të Kombinatit të Tekstileve, dhe s’kisha aq afri me të, për të biseduar çështje politike. Filloi të bërtiste me të madhe dhe u kthye nga oficerët, duke u thënë se ne duheshim linçuar, po ç’t’i bënte shokut Enver, që thoshte të zbatohej ligji.
“Këta surretër, deshën të riformonin Partinë Social-Demokrate, atë që s’e bëri dot Musine Kokalari, më 1946-ën dhe do ta pësojnë më keq se ajo”. Me një të hapur të krahëve, sikur do të çante dru, ma veshi me vizore në kokën e qethur zero. M’u errën sytë dhe i mbuluar me gjak, rashë nga karrigia pa ndjenja. Kur erdha në vete, pashë se ndodhesha në qelinë time, me një leckë të ndyrë të lidhur në kokë. Kapter Koli, që shquhej për butësi midis gardianëve të qelive, më solli një shami të lagur me ujë, për të fshirë gjakun e ngrirë në fytyrë dhe në rrobat e trupit.
E dija se Fatmir Berati, ishte baxhanak me Nevzatin, por ky i fundit, nuk fliste me të dhe deshi ta fuste brenda, mbasi Fatmiri e kish origjinën nga një familje e prekur nga pushteti komunist. Ky qe takimi i parë dhe i fundit me krye-xhelatin e diktaturës enveriane, “Gjeneralin e zi”, Nevzat Haznedari. Më 1959, Nevzati rimonton “Grupin e Leskovikut”, me persona që kishin shpëtuar të gjallë mbas vuajtjes së dënimit, prej “Grupit të Leskovikut”, të vitit 1947, duke i shtuar dhe fatkëqij të tjerë, për të plotësuar numrin standard; 20.
Kësaj radhë, operacionin e kryente zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mihallaq Ziçishti, me ndihmësit e tij, Rexhep Kollin e Nevzat Haznedarin. Vangjel Stefan Cini, që ka mundur të shpëtojë gjallë nga “Grupi i Leskovikut”, më ka treguar me zë të dridhur dhe fytyrë të ngryrosur, për atë ditë të tmerrshme torturash.
Arrestimet u bënë në orën 02.00 të 30 marsit 1959. U arrestuan 19 veta brenda 1 orë, mbasi numri 20 në listë, Kolaq Kozmai, kishte vdekur dhe për këtë i hoqën vërejtje të rëndë mikroxhelatit Tare Isufi, Kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Kolonjës, që s’kishte njoftuar me kohë dikasterin për zëvendësimin e tij. “Më torturuan në mënyrën më çnjerëzore. Më lanë vetëm mbathjet, më lidhën këmbë e duar me pranga dhe me një zinxhir në qafë. Tare Isufi, më tërhiqte rrëshqanë në dyshemenë e një dhome torturash, ndërsa Nevzati, me takat e çizmeve, më godiste me sa mundte, gishtat e duarve dhe të këmbëve.
Më binte të fikët, më hidhnin kova me ujë për t’u përmendur dhe, kur unë përmendesha, Rexhep Kolli me Nevzatin, më thoshin të pohoja se; isha agjent grek, përndryshe do të ma merrnin shpirtin pak e nga pak. Mbasandaj Nevzati, ndërronte torturën, më shtrëngonte fytin dhe në sekondat e fundit të frymëmarrjes, ma lironte, duke më hedhur në gojë tym duhani, që më shkaktonte një kollë të tmerrshme, që s’kam për ta harruar sa të jem gjallë.
Mbas 3 ditë torturash, më çuan në lumin e Starjes, ku kishin hapur një varr rreth 50 cm. të thellë. Më futën brenda dhe Nevzati më drejtoi “Smithin” e bardhë me mulli, në lulen e ballit. Instinktivisht mbylla sytë, dhe ai qëlloi në ajër, pastaj urdhëroi të më nisnin për Tiranë, ku do të ma hiqte mishin me pinca.
Mbas 10 muaj torturash, kur ne pranuam çdo gjë që na servirën hetuesit, si mbas skenarit të gjeneral Nevzatit, na nxorën në gjyqin ushtarak, me përjashtim të Thanas Lulës, të cilin nuk e thyen dot dhe i trembeshin, se ai do të hidhte poshtë me përbuzje akuzat e sajuara, gjë që mund t’u jepte zemër dhe shokëve të tjerë të grupit. Gjatë seancave gjyqësore, Nevzati, në sy të gjyqtarëve, na kërcënonte vazhdimisht, duke na thënë se kokat tona, do t’i dërgonte me tepsi në Leskovik, si kokën e Shën Joan Pagëzuesit. Mbas katër seancash gjyqësore, u dënuan me vdekje; Mihal Cini, Thoma Buda, Janaq Ruçi, Hajredin Gega, Shahin Hajdari, Kiço Kuqoshi dhe Thanas Lula (në seancë të veçantë), të cilët u ekzekutuan mbas disa ditësh, ndërsa Xhevat Zerja dhe Musa Shemja, vdiqën në duart e xhelatëve hetues. Tre të tjerë, vdiqën gjatë vuajtjes së dënimit dhe gjithë të tjerët, kanë vdekur mbasi u liruan nga burgu, me përjashtimin tim, që arrita të shoh lindjen e demokracisë dhe të nxjerr në dritën e diellit, krimet e diktaturës komuniste”.
Për çdo grup “armiqësor”, që do të arrestohej në Shqipëri Nevzati do të shpikte diçka të re në torturat e tij. Për “komplotistët” e Teme Sejkos, vuri në përdorim “kosheret e bletëve”, për grupin e Devollit, “dollapët e hekurt”, atyre që do të pushkatoheshin, më parë u thyente kafkat me leva hekuri.
Kripën në plagët e hapura, ampulat me vajguri, futjen në gropa të fekaleve, korrentin elektrik, shtrydhjen e organeve gjenitale, futjen në fuçi me copa akulli, varjen nëpër çengela kokëposhtë, fryrjen me pompë nga anusi, i quante jashtë mode, dhe të konsumuara prej tij. E kishin dërguar për përvojë në Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë, por thuhet se “shokët” kinezë, i la me gojë hapur, nga përvoja e tij shqiptare. Ata thanë se; s’kishin çfarë t’i mësonin këtij gjeniu, në lëmin e torturave dhe e falenderuan, duke i dhuruar në shenjë mirënjohjeje, një libër me skica torturash, që përdoreshin në kohën e dinastisë Min.
In 1974, the dictator Enver Hoxha summoned Nevzat from Elbasan, where he served as the head of the Internal Affairs Branch, to become the investigator of the "rams of the army". The souls of Beqir Balluku, Petrit Dumas and Hito Çakos, know what they have taken away from this satan, until yesterday their friend and companion.
It is said that against them, he used the tortures of the Min Dynasty, elaborated as he knew. With this, the investigator ended the "glorious" career that the Albanian nation has produced. As a reward, the dictatorship gave him a villa on "Tefta Tashko" street and a special pension. He died suddenly and people say that he was poisoned by order of the dictator, to eliminate a living archive of crimes. Surely his soul is in the ninth circle of Hell./Memory
Lini një Përgjigje