TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-03-03 13:21:00

Shqipëria e kërcënuar nga Irani? Ilir Kulla: Muxhahedinët objektiv, nëse bëjnë sulm kibernetik

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria e kërcënuar nga Irani? Ilir Kulla: Muxhahedinët
Ilir Kulla

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, foli për kërcënimin nga një sulm i mundshëm iranian ndaj Shqipërisë.

Ai tha se objektivi janë muxhahedinët dhe nëse ata përfshihen në një sulm kibernetik, automatikisht do të bëhen objektiv.

“Përderisa vendet e NATO-s godasin Iranin, Irani ka të drejtë ta bëjë (kundërpërgjigjet). Irani është në luftë dhe këtë nuk e filloi Irani, por aleatët tanë. Nuk mendoj se kemi bërë gabim që kemi marrë MEK në Shqipëri. Ne u hoqëm një problem atyre sepse i kishin afër. Nga momenti që i kemi marrë këtu, kemi ditur që kemi rrezik real, por me fillimin e kësaj lufte kemi kaluar në stadin e kërcënimit real.

Kërcënim real është kur dikush niset enkas për të goditur. Mendoj se jemi në fazën e ndërmjetme. Në luftën që ndodh ndaj Iranit, do ndodhen dy gjera, ata në Manzë bëhen pjesë e luftës kibernetike dhe automatikisht behën ata objektiv", tha Kulla për "Top Channel".

Kulla u ndal dhe te konflikti i Iranit me Izraelin dhe SHBA, ku tha se Teherani ka fuqi kërcënuese globale.

 

 

ilir kulla lufta ne lindjen e mesme

Lini një Përgjigje