TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-11 22:54:00

“Është trashur zullumi”, Preç Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë!

Shkruar nga Pamfleti
“Është trashur zullumi”, Preç Zogaj: Protesta
Analisti Preç Zogaj

Analisti Preç Zogaj, e ka konsideruar protestën e nisur për Zvërnecin si një reagim qytetar kundër kapjes së demokracisë dhe për rikthimin e saj te qytetarët.

Ai u shpreh se sistemi politik është dominuar nga një kastë e ngushtë pushteti, duke kufizuar përfaqësimin dhe vullnetin e popullit dhe se pakënaqësia e akumuluar ndër vite ka arritur kulmin dhe se protesta përfaqëson një lëvizje autentike qytetare.

Kjo protestë është kundër kapjes së demokracisë, është për rikthimin e demokracisë. Demokracia është sundim i popullit, por këtu demokracinë e përdorin për të zbukuruar aparencën. Besoj dhe shoh se ka një perceptim të hapur në brezin e ri por dhe shumë e shumë njerëz që kanë bojkotuar kazermat politike PS, PD, se shumica emërohen nga kryetarët e partisë. Zullumi trashet trashet dhe këputet, kur trashet. Sot është trashur zullumi.

Zvërneci është pika e ujit që derdhi gotën. Kjo është ngjarje e madhe që na dëshmon se demokracia i krijon vetë mjetet e vetëmbrojtjes, mjafton të ketë mbetur një korsi pa frymëmarrje. Njerëzit do shtohen se njerëzit refuzojnë të jenë dele. Personalizimi ekstrem i pushteteve, kasta Berisha-Rama kanë kapur demokracinë. Kjo është lëvizja më e pastër e popullit shqiptar. Këta që nxjerrin histori jo Greqia, jo Irani nuk kanë asnjë lloj baze”, tha Zogaj për “TPZ”.

protesta demokraci

Lini një Përgjigje