
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në disa “Call Center-a” në Tiranë, në vijim të hetimeve për veprimtari të dyshuara të paligjshme.
Operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe është shtrirë jo vetëm në ambientet e bizneseve, por edhe në disa banesa. Bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike si dhe shuma parash.
Sipas "Dosja.al", SPAK e ka ndërmarrë këtë aksion në mënyrë të pavarur, pasi ka dyshime për përfshirjen e punonjësve të policisë në këto aktivitete.
Ky operacion vjen në vijim të një sërë ndërhyrjesh të ngjashme të zhvilluara kohët e fundit në “Call Center-a” në vend. Nga aksionet e mëparshme janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro dhe janë arrestuar disa persona.
Lini një Përgjigje