TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-18 11:52:00

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:

Përplasje me socialistët

Deputetët e PD shkojnë me pankarta në Kuvend

Kuvendi u mblodh sot për seancën e radhës, ku rendi i ditës nisi me informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit nga ministri Ferit Hoxha. Në rend dite është parashikuar zhvillimi i 4 interpelancave, ku në 2 prej të cilave kërkohen shpjegime nga ministrja e Shëndetësisë Evis Sala lidhur me mungesat dhe infrastrukturën shëndetësore në QSUT si dhe për çështjen që pacientët s’mund të bëjnë analiza pas datës 20 të çdo muaji.

Deputetët e PD janë parë të hyjnë të gjithë së bashku në ambientet e Kuvendit ndërsa në duar mbanin pankarta me shkrime kundër qeverisë dhe kryeministrit të ngjashme me ato që janë parë rëndon prejn 18 ditësh në protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë.

Kërkoi lirimin nga qelia

Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën

Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Saide Dollani, e cila la në fuqi masën “arrest në burg”, pas rishqyrtimit të çështjes të urdhëruar më herët nga Gjykata e Lartë.

Kreu i Partisë së Lirisë kishte ankimuar vendimin duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por Apeli i Posaçëm nuk e ka pranuar kërkesën e tij.

Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 dhe deri më tani të gjitha përpjekjet e tij për t’u liruar nga qelia kanë dështuar.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) akuzon Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, për korrupsion në tre raste, pastrim parash, si dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.

Hetimet lidhen me çështjen e lobimit të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me dosjen e njohur CEZ-DIA.

Shehaj 'shpërthen' ndaj Malajt

Më kërcënoi dhe përdori të dhënat e familjes sime

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka akuzuar ministrin e Financave, Petrit Malaj, se ka aksesuar dhe bërë publike të dhëna personale që lidhen me të dhe familjarët e tij.

Reagimi i Shehajt erdhi pas përplasjes së ndodhur në seancën e kaluar parlamentare, ku sipas tij, ministri ka konsumuar një vepër penale duke përdorur informacione personale për ta kërcënuar dhe shantazhuar.

“Në seancën e kaluar u konsumua një vepër penale nga Ministri i Financave Tregoi që ka akesuar informacione që lidhen me mua e familjarët e mi, i ka bërë publike dhe i ka përdorur për të më shantazhuar sepse kërkoja informacione në lidhje me një skandal. Ju duhet të shqetësoheni për atë që ka ndodhur në këtë Parlament. Ministri jo vetëm më kërcënoi por përdori dhe fjalor të shëmtuar. Duhet që procesverbali të korrigjohet dhe të shënohet dhe çfarë tha ai. Nuk mund ta përdorni Kuvendin sikur ta keni pronë private. Falsifikoni procesverbalet, merrni vendime në kundërshtim me rregulloret”, tha Shehaj.

Shehaj kërkoi që procesverbali i Kuvendit të korrigjohet, duke pretenduar se në të duhet të pasqyrohen edhe deklaratat e ministrit gjatë debatit.

Ai akuzoi gjithashtu drejtuesit e seancës se po e përdorin Kuvendin “si pronë private” dhe se po marrin vendime në kundërshtim me rregulloren.

Amnistia penale drejt miratimit

446 të dënuar pritet të lirohen menjëherë

Amnistia penale pritet të miratohet sot në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancës plenare të parashikuar për këtë të enjte.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës, bëri të ditur se nga kjo amnisti do të përfitojnë qindra persona të dënuar.

Sipas tij, 446 persona do të lirohen menjëherë nga institucionet e vuajtjes së dënimit pas miratimit të ligjit, ndërsa 869 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.

Gogu theksoi edhe një herë se amnistia nuk do të përfshijë asnjë person që është hetuar ose po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

“Lirohen 466 persona nga burgjet dhe nga këto persona, këtu janë 11 gra dhe 1 i mitur dhe ulet dënimi për 869 persona dhe këtu kemi 8 gra dhe 8 të mitur. Asnjë person dhe asnjë vepër që është nën juridiksionin e SPAK nuk përfitojnë”, tha Gogu.

Përveç amnistisë penale, seanca e sotme parlamentare parashikon edhe zhvillimin e katër interpelancave me anëtarë të kabinetit qeveritar.

Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00

Lini një Përgjigje