TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-26 16:00:00

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, tymi mbulon një pjesë të qytetit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, tymi mbulon
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e kësaj të diele në Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re të dendur tymi që ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë pyllin me pisha pranë vijës hekurudhore në zonën e Zvërnecit, ndërsa tymi është i dukshëm nga disa lagje të Vlorës.

Menjëherë pas njoftimit për zjarrin, në vendngjarje janë angazhuar forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, ndërhyrja paraqitet e vështirë për shkak të bimësisë së dendur dhe erës, e cila favorizon përhapjen e zjarrit.

Burime nga shërbimi zjarrfikës bëjnë me dije se në territorin e Vlorës janë aktualisht aktive pesë vatra zjarri, duke vështirësuar angazhimin e forcave në terren. Krahas zjarrit në Pyllin e Sodës, ndërhyrje po zhvillohen edhe në Dukat, pranë tunelit të Llogarasë, në zonën e Parkut të Mallrave dhe në Triport.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit dhe as sipërfaqja e përfshirë nga flakët, ndërsa autoritetet vijojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll.

 

zjarr vlor

1 Komente

  1. A
    Angjelin Tuci.

    Keto lloje zjarresh ne zona te perzgjedhura jane te qellimshme , me piroman te rekrutuar nga mafia e ndertimit te lidhur me politiken te cilet ndonjehere i arrestojne zjarrvenesit formalisht dhe i lirojne per te riperseritur te njejtin krim mjedisor per llogari te pafeut.Po te doje shteti nuk e lejon as te linde te keqen se per tu zhvilluar as nuk mund te mendohet !

    Lini një Përgjigje