TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2025-08-30 13:27:00

Atentat i bujshëm në Ukrainë, qëllohet për vdekje ish-kryetari i parlamentit

Shkruar nga Pamfleti
Atentat i bujshëm në Ukrainë, qëllohet për vdekje
Ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Andriy Parubiy, është qëlluar për vdekje në Lviv/ Reuters

Andriy Parubiy, ish-kryetari i parlamentit të Ukrainës, është qëlluar për vdekje rreth mesditës në Lviv. Mediat ukrainase thonë se oficerët e zbatimit të ligjit morën një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në lagjen Sykhiv të qytetit më të madh në perëndim të vendit.

“Viktima vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra. I ndjeri është një figurë e njohur publike dhe politike i lindur në vitin 1971”, thuhet në raportin e policisë, që sqaron se po merren të gjitha masat për të identifikuar autorin e sulmit dhe vendndodhjen e tij. Parubiy drejtoi Parlamentin nga viti 2016 deri në 2019 dhe më herët pati shërbyer si Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Në vitin 2016, ai u zgjodh kryetar i parlamentit, në vend të Volodymyr Groysman, që mori pozicionin e kryeministrit. Rreth asaj kohe, ka patur edhe një tentative tjetër vrasjeje ndaj Parubiy me granatë dore.. Më vonë, Ministria e Punëve të Brendshme raportoi se atentati ishte përgatitur nga një punonjës i Shërbimit të Sigurisë së Personelit (UDO) nga koha e ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovychit.

“Ministri i Punëve të Brendshme Ihor Klymenko dhe Prokurori i Përgjithshëm Ruslan Kravchenko sapo kanë raportuar mbi rrethanat e para të njohura të një vrasjeje të tmerrshme në Lviv. Andriy Parubiy është vrarë”, shkroi Zelenskiy në X, duke shtuar se kërkimet për vrasësin po vazhdojnë.

andriy parubiy atentat i bujshëm në ukrainë

Lini një Përgjigje