
Presidenti amerikan Joe Biden mund t'u ofrojë një marrëveshje përfundimtare "merre ose lëre" këtë javë negociatorëve që punojnë për një marrëveshje pengjesh dhe armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit.
Dy burime të informuara mbi diskutimet i thanë rrjetit se këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, sugjeroi lëvizjen si opsion gjatë një takimi virtual me familjet e pengjeve dje.
Presidenti amerikan u tha gazetarëve më herët se një marrëveshje përfundimtare ishte "shumë afër".
Ai tha gjithashtu se nuk mendonte se Benjamin Netanyahu po bënte mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje të tillë.
Nga ana tjetër në daljen e sotme Netanyahu tha se armëpushimi nuk ishte arritur ishte për shkak se Hamasi nuk e do një gjë të tillë.
Megjithatë protestat e dy ditëve të fundit po rrisin ndjeshëm presionin mbi kabinetin qeveritar dhe se shpejti mund të arrihet një marrëveshje.
Lini një Përgjigje