TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2023-11-13 10:19:00

Shkarkimi i Braverman, James Cleverly zgjidhet Sekretari i ri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkimi i Braverman, James Cleverly zgjidhet Sekretari i ri i
James Cleverly

James Cleverly është Sekretari i ri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar, sipas raportimit të gazetës britanike The Sun.

Clerverly u pa duke hyrë në 10 Downing Street këtë mëngjes pasi ish-sekretarja e Brendshme, Sulla Braverman u shkarkua.

Mediat në Britani raportojnë se Braverman është shkarkuar pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës.  Shkarkimi i saj pritet të jetë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të ekipit të Sunak. 

Përpara se të merrte rolin e tij të ri, Cleverly ishte Sekretar Arsimi për tre muaj, nga korriku 2022 deri në shtator 2022 në ditët e fundit të Boris Johnson.

james cleverly suella braverman

Lini një Përgjigje