TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2023-05-27 10:13:00

Tensionet në Veri/ Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri/ Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd lidhur me situatën e tensionuar ditën e djeshme në veri të Kosovës.

Në seancë po marrin pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrja Ana Brnabiç, ministri i Jashtëm dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ivica Daçiç, Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, Ministri i Brendshëm Bratislav Gashiç, drejtori i BIA-s Aleksandar Vulin, shefi i Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe Milan Mojsiloviç, Ministrja e Drejtësisë Maja Popoviç, Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, prokurorja Zagorka Dolovaç, shefi i policisë së Beogradit Veselin Miliç, kryetari i Kuvendit Popullor Vladimir Orliç.

Mbledhja u paralajmërua mbrëmë nga presidenti Vuçiç pasi hyrja në zyra e kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit u shoqërua me përleshje mes policisë së Kosovës dhe banorëve të shumicës serbe në këto komuna.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa ata qëllonin policinë me gurë e sende të tjera. Sakaq, të paktën 5 policë u plagosën dhe disa makina u dëmtuan.

Kosova fajëson Serbinë ndërkohë presidenti serb Aleksandar Vuçiç, urdhëroi dje ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.

 

veri mbledhje keshilli i sigurise kombetare serbi

Lini një Përgjigje