TAGS-AT E JAVËS

Forum2026-01-25 19:25:00

January 21: the trick is visible, but it is not!

Shkruar nga Preç Zogaj

January 21: the trick is visible, but it is not!

It is known that Prime Minister Sali Berisha immediately undertook a frenetic campaign of fabrications to superimpose his phantasmagoria of arming protesters with all kinds of weapons on top of the state crime.

The killings took place shortly after 4:00 p.m., when the demonstration was breaking up and in front of the prime minister's office, people could dance on the boulevard. Three demonstrators were killed one after the other in those fatal seconds: Ziver Veizi, Hekuran Deda, and Faik Myrtaj. The fourth, Aleks Nika, would die two weeks later in an Istanbul hospital.

The murder of Ziver was filmed live by the cameras of the News 24 television. The assassin guard walked two or three steps, firing as if warming up his automatic rifle, then positioned himself in a pit in front of a ledge in the basement of the prime minister's office. From there, he was seen shooting the Gjirokaster in a three-quarter coat, who had stopped on the boulevard, with his hands in his pockets, a few meters in front of the door of the outer perimeter of the prime minister's office and was staring at the building in amazement.

Hekuran Deda, from Dibr, was killed just a few meters away. The bullet had hit him in the head on the ABC television podium. On the other side of the boulevard, the gun of the guard commander, Andrea Prendi, had knocked Faik Myrtaj, a fifty-seven-year-old from Fier, to the ground. Aleks Nika, a 36-year-old from Lezha, had fallen a little further. Faik had been shot in the chest, Aleksi in the head.

The history of the massacre as a state crime was "written" at that moment by their corpses in the place where they fell: on the boulevard, outside the outer perimeter of the prime minister's office.

The investigation, based on the expertise of the American FBI and other evidence collected at the scene, later revealed that Prendi, Llupo and other members of the special unit fired over forty shots at close range, and it was a miracle that more people were not killed. Thirteen bullet holes were found in the metal door of the main entrance to the prime minister's office and the same number in the railings of the northwest part of its enclosure. The FBI would also discover that the Guard commander had changed the barrel of the pistol from which the fatal bullets had come.

It is now known that the operation to cover up the murders that had been uncovered had just begun and would continue for years and years.

It is known that during a direct connection with the media, the head of emergency at the military hospital, S. Koçeku, describing the wounds of the deceased, said that the weapons that had caused them "must have been weapons of low power. This means that they were shot at close range with small pistols."

Dihet se pak minuta më vonë Sali Berisha doli para kamerave dhe tha: "Të dhënat paraprake të ekspertëve dhe mjekëve të reanimacionit janë se ata janë gjuajtur me armë të lehta. Madje thuhet, por do të shohim, se janë me silenciatorë. Këto janë të dhënat e deritanishme që akuzojnë direkt skenaristët…”. U kuptua kujt ia kishte hedhur topin shefi i urgjencës.

Dihet se gazetari Artan Hoxha transmetoi që atë natë filmimet nga vendi i ngjarjes ku rezultonte qartazi se vrasjet i kishte bërë Garda.

Dihet se, sipas ekspertizës së FBI-së, gjatë natës së 21 janarit duke gdhirë njëzet e dyshi, njerëz të kupolës kryeministrore ose Gardës, ende pa emër si të kenë qenë alienë, fshinë nga serveri qendror i Kryeministrisë pamjet e filmuara nga dymbëdhjetë kamerat e saj të jashtme e të brendshme gjatë kohës së demonstratës.

Dihet se Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, nxori një urdhër ndalimi për gjashtë oficerë të Gardës së Republikës.

Dihet se me një kundërurdhër verbal të kryeministrit Sali Berisha, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Burgaj, refuzoi ekzekutimin e urdhrave të kryeprokurores me pretekstin se kishin lapsuse në të shkruar.

Dihet se pas furtunës që ngriti trupi diplomatik për ketë paligjshmëri flagrante në shtetin e së drejtës, Kryeministri Berisha e mori vetë përsipër autorësinë e aktit pa precedent.

Dihet se refuzimi i urdhrit të Prokurores së Përgjithshme u dha kohë përgjegjësve për vrasjet dhe vetë vrasësve të prishnin provat dhe të rregullojnë alibitë.

Dihet se Hetimet e Prokurorisë, Policisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe të komisionit hetimor parlamentar që ngriti Berisha për të hetuar ngjarjet e 21 janarit nuk zbuluan shenjën më të vogël të ndonjë plani apo veprimi të protestuesve kundër jetës së Kryeministrit.

Dihet se kryeministri Sali Berisha ndërmori menjëherë një fushatë frenetike trillimesh për t’i mbivendosur krimit shtetëror fantazmagorinë e tij të armatosjes së protestuesve me lloj-lloj armësh. Sinteza e “denoncimeve“ të tij të përditshme qe ajo e datës 28 janar në një konferencë shtypi ku deklaroi: “Disponohen të dhëna të plota për sasitë e eksplozivit, tritolit dhe kallashnikovëve, më të cilët do të organizohej sulmi final për të hyrë në ndërtesë. Disponohen të dhëna të plota mbi armët e sofistikuara, mbi çadrat – pistoleta, stilolapsat-pistoleta, thikat me helm që do të përdoreshin në stade të caktuara të këtij grushti shteti. Disponohen të dhëna se grupe të caktuara, gjer në dhjetë grupe pesëshe, u stërviten ditë të tëra në zona të ndryshme”. Të gjithë këto “zbulime” të përditësuara do t’i sistemonte për t’i paraqitur në një formë të përmbledhur në “dëshminë” finale që do të jepte më 31 janar para komisionit hetimor parlamentar të ngritur prej tij me deputetë të partisë së tij.

“Të jeni të sigurt, se përveç atyre ka dokumente të shumta, të cilat Kryeministri i vendit do t’i dorëzojë të gjitha në këtë komision, por edhe në institucionet përkatëse”, tha ai.

Anëtarët e komisionit e dëgjuan në heshtje, duke mbajtur herë pas here shënime.

Por zakonin e pat prishur deputeti Dashamir Sula, jurist në profesion. “Kur mendoni, zoti Kryeministër t’ia vini në dispozicion këtij komisioni faktet dhe provat tuaja për akuzat që bëtë”? pyeti ai. Berisha u befasua, pastaj nënqeshi kot: Shiko, tha. Është detyra e këtij komisioni të nderuar t’i mbledhë një për një provat e shumta e të pakundërshtueshme …

Berisha nuk kishte prova. Ky ishte zbulimi i parë dhe i fundit i komisionit hetimor.

Dihet se shumë demonstrues qenë keqtrajtuan e rrahur nga policia, duke u kërkuar të pranonin se kishin marrë para dhe detyra sulmi nga opozita. Asnjë dëshmi e tillë nuk u dha, asnjë armë nuk e gjet, asnjë çadër pistoletë, asnjë thikë me helm, asgjë.

Kaluan shumë vite. Dihet se drejtësia e varur dështoi të bënte drejtësi.

Dihet se me 14 nëntor 2023 Gjykata e Strasburgut konkludoi se konstatohen shkelje të së drejtës për jetën duke e cilësuar 21 janarin krim shtetëror që duhet hetuar plotësisht.

Dihet se me 14 mars 2024 Gjykata e Lartë urdhëroi SPAK të merrte në dorë çështjen.

Dihet se me 14 korrik 2024 SPAK regjistroi procedimin penal për tre vepra penale: Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, shpërdorim detyre, pengim i zbulimit të së vërtetës.

Koha ecën ngadalë në jetën tjetër. Pas pesëmbëdhjetë vitesh verdiktin e masakrës vazhdojnë “ta shkruajnë e bërtasin” ata që u vranë.

Mund t’i përfytyrojmë si holograma të trupave të tyre aty ky ranë. Prej nga s’rreshtin të përsërisin se “faji” i tyre i vetëm ishte pjesëmarrja në një protestë antiqeveritare, se nuk kishte asnjë arsye as në qiell as në tokë të vriteshin, se nuk mund të ketë asnjë gardist a ushtarak që çmendet të qëllojë për qejf të gishtit, në kundërshtim me çdo ligj dhe rregullore, në mish njerëzor. Morën urdhër. Ai që nxori urdhrin dhe ata që e zbatuan vranë kriminalisht. Me paramendimin e përmbushjes së një përbetimi. Me prapamendimin e frikësimit të opozitës dhe popullit.

Italianët përdorin një shprehje për të treguar maskimet, mashtrimet, fshehjet e llojllojshme: “Truku është, por nuk shihet”. Në inversin e vet për vrasjet e 21 janarit kjo shprehje na thotë: “Truku shihet, por nuk është”, të paqenë e ka bërë deri sot drejtësia. Ndërkohe që “misteri” është tepër i qartë.

Lini një Përgjigje