TAGS-AT E JAVËS

Forum2023-07-04 10:46:00

Bill is in town! President Clinton, Albanians, Tirana and Pristina

Shkruar nga Fatos Tarifa

Bill is in town! President Clinton, Albanians, Tirana and Pristina

I mentioned this element because, if there is one thing, for which the Prime Minister of the country "doesn't like the stick", it is his skill to give an aesthetically spectacular shine to relations with the public.

Finally, it came. He, Bill Clinton.

He also came to Tirana, the capital of the first Albanian republic. As it was, under completely different conditions and circumstances, three times also in Pristina, today the capital of the second Albanian republic.

We had expected it to come a long time ago. We have been waiting for it to come for more than two decades. We would have liked him to come when he was president of his country, then when he was the most powerful man in the world, when his America and NATO won the War for Kosovo.

At that time, in 1999, as president of the United States, President Clinton went to the newly liberated Kosovo to greet the people he helped liberate from the Serbian yoke and to speak to the Kosovo Albanians those words that will be remembered for a long time: We won the war; you must earn peace.

He visited Kosovo ten years later, in 2009, after Albania's twin country had become a sovereign and independent state, even in 2019, when Kosovo was trying to build—and win—its own peace.

Yesterday, Bill Clinton came to Tirana at a time when Albania, without the slightest doubt, has made and is moving forward decisively, while Kosovo, led by a government headed by Albin Kurti, seems to have a hard time winning it. peace. Kurt's failure best legitimizes the concern expressed by President Clinton 24 years ago and lends his words the weight of proverbial wisdom.

In our media, this visit of Clinton to Tirana was evaluated as a historic visit. Some called it an "official" visit. It wasn't a state visit of course; it wasn't even an official visit. It was not, of course, a business visit either. It was just a private visit. But such a private visit, even though it did not have the protocol of a state or official visit, is and will remain a historic visit.

Before his arrival and, therefore, without hearing his words yet, I would not have called this private visit of a former American president a historic visit. Such would have been the case if Clinton had come to Tirana while he was in charge of the White House, as President George W. Bush did—under conditions and for completely different reasons—in June 2007.

But the speech he delivered last night before the citizens of Tirana, with the weight of his moral and political authority, as one of the most prominent presidents in the history of the United States and as the savior of the Albanians of Kosovo, made this visit to Tirana a visit truly historical. That will be remembered in Tirana and Prishtina for a long time. Almost the same as President Reagan's speech to the German nation in West Berlin in 1987.

Vetë vizita e presidentit Clinton, atmosfera miqësore në të cilën ai u prit nga qytetarët e Tiranës, skenari dhe, veçanërisht, dekori shumë i bukur në të cilin ai u prit dhe në të cilin iu dha fjala, e bënë ngjarjen e mbrëmshme një festë të vërtetë. Ishte e tëra një “simfoni” e përkryer, siç u shpreh një shoku im.

E përmenda këtë element pasi, nëse ka një gjë, për të cilën kryeministrit të vendit “nuk ia ha qeni shkopin”, kjo është mjeshtëria e tij për t’u dhënë një shkëlqim estetikisht spektakolar marrëdhënieve me publikun.

Mbrëmja e djeshme para ndërtesës së kryeministrisë ishte vërtet një spektakël. Një spektakël American style për të nderuar dje mikun e madh të shqiptarëve dhe sot, ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Ai spektakël solli një element kuptimplotë—dhe shumë bukur të gjetur—me atë grup fëmijësh e të rinjsh nga Kosova, të lindur pas vitit 1999, të cilëve prindërit e tyre u kanë dhënë emrat Clinton dhe Hillary. Këta fëmijë e të rinj do i mbajnë përjetë këta emra të dashur për ta, siç janë e do të mbeten The Clintons të vlerësuar në kujtesën historike dhe në historinë politike të të gjithë shqiptarëve.

Ka një bulevard në Prishtinë që quhet “Bulevardi Klinton”. Ka edhe një shtatore të presidentit Clinton në atë qytet, edhe një shkollë që mban emrin e tij. E ndjera Madeleine Albright gjithashtu kujtohet në Prishtinë, veç të tjerash, edhe me një bust të bukur të saj. The Clintons dhe Amerika janë bërë tashmë ontologji e jetës së shqiptarëve në Kosovë.

Në Shqipëri, ne u kemi ngritur shtatore presidentëve Woodrow Wilson dhe George W. Bush. Wilson (president i Shteteve të Bashkuara në vitet 1913-1921) kujtohet dhe venerohet në Shqipëri sikur të ishte ende sot (jo një shekull më parë), president i Shteteve të Bashkuara. Atij i jemi mirënjohës për garancitë që i dha shtetit të pavarur shqiptar, të sapoformuar dhe të sapodalë nga Lufta e Parë Botërore tërësisht i shkatërruar, se integriteti i tij territorial nuk do të cenohej prej lakmive të fqinjëve të saj.

George W. Bush vizitoi Tiranën për t’u dhënë shqiptarëve—në të dyja anët e kufirit që i ndan dy shtetet tona—dy sihariqe të mëdha. Ai i siguroi qytetarët shqiptarë se vendi i tyre do të bëhej shumë shpejt anëtar i NATO-s dhe, po kështu, nga Tirana, i siguroi shqiptarët e Kosovës se ata, shumë shpejt do të kishin, më në fund, shtetin e tyre të pavarur.

Ajo vizitë presidentit Bush e vuri Shqipërinë në hartën e vendeve që janë vizituar nga një president amerikan. Vizita këtë herë e presidentit Clinton dëshmon, veç të tjerash, se lidhja që tashmë ekziston mes shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara nuk është koniunkturale, por një lidhje e qëndrueshme e vullnetmirë.

Kjo lidhje nuk ndikohet nga partitë politike që ndërrohen në krye të administratës amerikane, por mund të ndikohet nga zhvillime të padëshiruara që kanë si autorë individë shqiptarë, që me veprimet dhe retorikën e tyre i rrezikojnë interesat kombëtare të shqiptarëve dhe, bashkë me to, edhe interesat amerikane në Ballkan—Sali Berisha dje në Tiranë dhe Albin Kurti sot në Prishtinë—duke provokuar indinjatë te aleatët tanë më të rëndësishëm përtej Atlantikut.

Në fjalën e tij mbrëmë, presidenti Clinton e cilësoi “marrëzi” (nuk u përpoq të zgjidhte ndonjë fjalë tjetër dhe as një gjuhë më diplomatike) atë çfarë, për shkak të qëndrimeve të qeverisë Kurti, po ndodh këto kohë në Kosovë.

Instinktivisht më dalin këto fjalë: Albin! Hapi veshët! Por, mbi të gjitha, hap mendjen tënde të vogël për të mirën e interesave të mëdha të shqiptarëve të Kosovës! Kur flet Bill Clinton, flet Amerika. Është zëri i saj, zëri i demokracisë më të madhe e më të fuqishme të globit. Nëse nuk ke veshë të dëgjosh dhe aftësinë të kuptosh, largohu, mos i tërhiq bashkëqytetarët e tu në një rrugë në të cilën, për shkak të dritshkurtësisë tënde, do të mbeten pa miq dhe pa përkrahje.

Dhe Edi Rama? Dy fjalë për të, këtë herë si kryeministri-artist, apo si artisti-kryeministër që priti presidentin Clinton. Nuk dua të spekuloj për arsyet pse Clinton erdhi në Tiranë, kush e solli dhe si. Unë e kam një ide, por këto s’kanë rëndësi.

Bill Clinton mund të kishte ardhur në Tiranë edhe më parë. I ka pasur gjithnjë mundësitë. Nuk erdhi këtë herë as për të festuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, në Tiranë, as për t’i uruar kryeministrit Rama ditëlindjen më 4 korrik, edhe pse vetë Rama kishte paralajmëruar me kohë se do të kishte një dhuratë të bukur për shqiptarët më 4 korrik.

Ndërsa koha e vizitës së presidentit Clinton në Tiranë nuk ka në vetvete ndonjë rëndësi për ne shqiptarët nga kjo anë e kufirit; ajo ka shumë rëndësi për shqiptarët matanë kufirit, në Kosovë, ku paqja ende nuk është fituar plotësisht dhe lufta duket se vazhdon në forma e mënyra të tjera.

On the other hand, even though Clinton might have visited Tirana earlier, no other prime minister who might have been in office at the time would have offered him—and no other prominent foreign figure—a celebratory reception both aesthetically and substantively. as beautiful as the one organized and directed by Edi Rama.

Say what you want about him, but don't deny him credit.

fatos tarifa clinton tirane prishtine

Lini një Përgjigje