
Vritet 25-vjeçari në Durrës, anëtar i një grupi kriminal
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Durrësit, ku është regjistruar një vrasje me armë zjarri.
I riu Ermir Dedja është vrarë gjatë orëve të natës në një atentat në qytetin e Durrësit. Mësohet se 25-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë sipas mediave, raportohet se vrasja e të riut ndodhi në lagjen nr.18 nga persona të maskuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij krimi apo autorët e ngjarjes.
Lini një Përgjigje