TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-09-28 20:56:00

Aksident në Lungomare, makina përplas kalimtare; 55-vjeçarja merr dëmtime në kokë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Lungomare, makina përplas kalimtare; 55-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës. Mësohet se një automjet tip "Golf" ka përplasur një grua rreth 55 vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se 55-vjeçarja ka marrë dëmtime në kokë, nga goditja në pjesën e parë të xhamit të makinës. Ndërkohë shoferi është shoqëruar në Komisariat.

E plagosura është transportuar menjëherë në spital, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

 

Lini një Përgjigje