
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në aksin Korçë-Bilisht ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 50-vjeçare.
Bëhet me dije se viktima, është identifikuar si Miranda Malolli.
Të plagosurit e tjerë kanë mbetur me fraktura, konkretisht thyerje në këmbë dhe në krahë.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Cangonj, ku mjet tip “Benz” është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tip “Volkswagen”.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa makina tip "Vokswagen" pas përplasjes me “Benzin” është përmbysur në anë të rrugës, ndërsa të dyja makinat janë komplet të shkatërruara.
"Dvp Korçë/Informacion paraprak Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete. Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.", thuhej në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje