TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-04-13 22:18:00

Goditja e

Shkruar nga Pamfleti

Goditja e

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i zhvilluar ndaj call center-ave në Tiranë, ku autoritetet kanë zgjeruar hetimet dhe kanë shtuar masat e sigurisë ndaj personave të përfshirë.

Sipas burimeve, janë caktuar 9 masa sigurie, ndërsa kontrollet janë ushtruar në tre call center-a që operonin në katër ambiente të ndryshme, me një kapacitet prej rreth 300 vende pune.

Nga hetimet paraprake rezulton se këto struktura dyshohet se ishin të përfshira në skema mashtrimi ndaj shtetasve të huaj, kryesisht nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona, ndërsa autoritetet po verifikojnë përfshirjen e tyre për të vendosur mbi masa të mëtejshme sigurie.

Një nga elementët kryesorë të aksionit është sekuestrimi i një shume të konsiderueshme parash, që sipas burimeve arrin në rreth 1 milion euro cash.

Sipas raportimeve, dy nga ambientet e kontrolluara ndodheshin në një qendër biznesi në Rrugën e Kavajës, zonë ku ishte përqendruar një pjesë e aktivitetit të këtyre call center-ave.

Operacioni vijon, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe zbardhjen e skemës së dyshuar kriminale.

Lini një Përgjigje