
Një shqiptar është gjendur i plagosur me thikë mesditën e sotme një zonë rurale në Selanik. Mësohet se shqiptari punon në fermë, ndërsa është gjetur i plagosur me thikë në qafë nga punëtorët që po e kërkonin pasi ishte vonuar.
I plagosuri është transportuar me ambulancën e EKAB në spitalin Papageorgiou ndërsa po merr mjekim. Raportohet se gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike, pasi është plagosur rëndë.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit apo rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Lini një Përgjigje