TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-12 14:24:00

Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, gjykata konfirmon masat për 3 adoleshentet

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, gjykata konfirmon masat për 3

Gjykata e Fierit ka konfirmuar masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, ngjarje që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Në seancën për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke lënë në fuqi masën “arrest me burg” për 19-vjeçaren Lionela Lamaj, e dyshuar si e përfshirë në ngjarje.

Për njërën prej dy 15-vjeçareve është konfirmuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën tjetër është vendosur “shtrim i përkohshëm në spital psikiatrik”.

Vendimi është marrë duke u bazuar në moshën e të dyshuarave, si dhe në rolin dhe nivelin e përfshirjes së secilës prej tyre në ngjarjen që po hetohet.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa ngjarja ka sjellë debat të gjerë publik lidhur me dhunën mes të miturve dhe masat që duhet të merren për parandalimin e rasteve të tilla.

Ndërkohë, nëna e vajzës 15-vjeçare, për të cilën prokuroria ka kërkuar shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik, ka deklaruar se nuk ka pasur më herët njohje me familjen e 17-vjeçares së dhunuar. Ajo ka thënë gjithashtu se nuk njihte as dy vajzat e tjera me të cilat e bija shoqërohej.

Sipas nënës, ajo ende nuk ka mundur të takohet me vajzën e saj, ndërsa shtoi se e mitura kishte shfaqur probleme të vazhdueshme, edhe në shkollë, dhe shpesh kthehej në banesë në orët e vona të natës.

Lini një Përgjigje