TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-08-03 11:47:00

Plagosi me armë 27-vjeçarin në Fresk, policia identifikon autorin

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me armë 27-vjeçarin në Fresk, policia identifikon

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 27-vjeçarit Juglen Abazi, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në zonën e Freskut.

27-vjeçari u paraqit në spital me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.  Sipas informacioneve, mësohet se i riu ishte brenda në automjet kur u qëllua, duke marrë një plumb në bark. 

Mësohet se grupi hetimor ka tentuar disa herë të marrin në pyetje 27-vjeçarin, por ende nuk është treguar i gatshëm për të dhënë një deklaratë, pasi mbrëmjen e djeshme ishte kontradiktor.

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, ndërsa pritet të vihet në pranga. Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Lini një Përgjigje