TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-05-05 20:53:00

Sherr mes vajzave në Korçë, goditet me shishe qelqi e reja

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes vajzave në Korçë, goditet me shishe qelqi e reja

Një konflikt mes disa vajzave ka ndodhur në afërsi të një lokali në bulevard “Republika” në Korçë. Mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.

E dëmtuar ka mbetur shtetasja me inicialet P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në një faqe Instagrami.

Vajza e cila ka mbetur e dëmtuar, është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim. Policia ka shoqëruar në komisariat vajzat e tjera, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Nuk dihen ende rrethanat por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e Instagramit që vajza e cila u plagos administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe denigronin vajzat e djemtë minorenë në juglindje.

Sipas policisë, janë shoqëruar në polici 2 vajza dhe 1 djalë.

Lini një Përgjigje