
Operacioni ka nisur mëngjesin e sotëm ndërsa emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin "Sky Ecc" të cilët kryenin trafik ndërkombëtar.
Prokuroria e Posaçme, SPAK po zhvillon sot një operacion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Mësohet se janë firmosur 15 masa sigurie. Personat e dyshuar kanë dalë në përgjimet e Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
Katër nga të dyshuarve mes tyre edhe E. C, i cili ndodhet aktualisht në qeli. Të dyshuarve u janë komunikuar masat e reja të arrestit në burg.
Në operacionin e nisur këtë mëngjes, mësohet se janë arrestuar 3 persona deri më tani, ndërsa janë në kërkim edhe të tjerë.
Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.
Lini një Përgjigje