Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Portez të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Viktima identifikuar si Taulant Halka, ishte punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve. Ai është gjetur pa shenja jete në banesë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, megjithatë ky është një version që pritet të konfirmohet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Lini një Përgjigje