TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-22 21:25:00

“Dorëheqje, dorëheqje”.../ Rrugët e Tiranës jehojnë sërish, qytetarët nisin marshimin

Shkruar nga Pamfleti
“Dorëheqje, dorëheqje”.../ Rrugët e Tiranës
Nis marshimi qytetar

Me pankarta në duar dhe thirrjet; “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit kanë vijuar tubimin rrugëve të Tiranës...

Pas më shumë se dy orësh është mbyllur tubimi para kryeministrisë. Protestuesit tashmë kanë nisur marshimin e përnatshëm rrugëve e të Tiranës. Me pankarta në duar dhe thirrjet; “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit kanë vijuar tubimin rrugëve të Tiranës.  

Kujtojmë se në protestën e 23-të, protestuesit kanë dalë me një listë kërkesash, sipas tyre të panegociueshme. Kërkesa e parë ishte dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkuan gjithashtu krijimin e një qeverie teknike me mandat njëvjeçar, e cila do të kishte si objektiv menaxhimin e tranzicionit politik dhe përgatitjen e reformave të nevojshme.

Mes kërkesave të tjera u përfshinë ndryshimet kushtetuese dhe rishikimi i Kodit Zgjedhor, me argumentin se sistemi aktual ka nevojë për reforma që garantojnë përfaqësim më të drejtë dhe transparencë më të madhe në proceset zgjedhore.

Protestuesit kërkuan gjithashtu kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, duke e konsideruar këtë si një masë për të shmangur përqendrimin e pushtetit në duart e një individi.

Një tjetër kërkesë ishte shfuqizimi i të ashtuquajturës “Paketë e Maleve”, ndërsa në fund u kërkua hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe institucioneve të shtetit.

 

protesta marshim

3 Komente

  1. k
    kryqi rakipit

    Protesta ka vkerat e saj dhe shoresojme te vazhdoje. Por terheqin vemendjen disa gazetare qe hedhin gure ndaj saj. Rasti konkret : trajtimi i situates ne Kakome nga "gazetari" Ylli Rakimi ne emisionin "Te paekspozuarit" i dates 22 qershor. Ziti Rakipi, pasi cfaqi situaten ne Kakome ku nje grup njerzish shkaterruan rrethimet etj ju drejtua dy aktivisteve te protestes ne Tirane me pyetjen: Ju jeni dakort me kete situate???? Me situaten qe krijoi lindin dy versione: Ose Rakipi po ben punen e Qeverise oer te goditur protesten dhe protestusit; Ose Rakipi ka mbaruar he ta leje emisionin. Mrndimi im: Protestusit ndaj jane dale ne proteste qe te mos ndodhi situata si ne Kakome apk Zvernec, qe te funksionoje shteti ligjor etj... Por, ajo qe ndodhi ne Kakome eshte pasoje e punes se qeverise qe: Ka lejuar dhe mundesuar grabitjen dhe mbivendosjen e pronave, Ka mundesuar qe ata qe ankohen per pronat nuk po marrin pergjigje as per 20 vjet, duke bere ato te ashtuquajtura reforma ne drejtesi ku i ka grumbulluar ne dusa pika. Ku shteti ligjor nuk funkdionon. Ku kadastr ka bere kerdine dhe shteti ben sehi Pra dhuna ne Jakome eshte pasoje e veprimeve e qendri eve te qeverise dhe jo protestes ne Tirane Por e kupton kete Ylli Rakioi?

    1. P
      PSE RAMA DUHET LARGOHET?

      Sipas mendimit tim, Rama duhet të largohet! Pse? Zhvillimi ekonomik i kombit. 1) Ai i hapi rrugën betonit në një tokë prej 28000 km2. 80% e kësaj mbi kapacitet. Popullsia po zvogëlohet. 2) Në vend të kësaj, ai mund ta bënte Shqipërinë një "kuzhinë" të teknologjisë së lartë për Evropën. Kjo do të punësonte të gjithë të rinjtë dhe të aftët për vlerë të shtuar të lartë. 3) Turizmi. Ai ka përdorur 2 opsione: Betonizm vs turizëm. Kjo duhet të ndodhë jo më shumë se 20% e PBB-së. Është një aktivitet 4-mujor, po 8 muaj? Kostoja e mundësisë është masive këtu. 4) Oligarkët janë të paarsimuar. Vetëm beton dhe shpëlarje parash. Të njëjtat para mund të shpëlahen për krijimin e degës së ASML holandeze. Si përfundim; mbi një copë tokë të kufizuar, Rama këshillon më shumë struktura betoni të ndihmuara nga arkitektë ndërkombëtarë. Kjo e bën Shqipërinë një vitrinë të formave të betonit që nuk u japin vende pune dhe të ardhme të rinjve. Rezultati: Vite të humbura, arka të mbushura të një çifti elitë, xhepa të zbrazur me miliona, aeroporte të mbushura plot dhe stacione autobusësh të populluara nga vajza e djem të rinj me çanta me rrota në duar dhe pensionistë të harruar nën tendat e pemëve!

      Lini një Përgjigje