TAGS-AT E JAVËS

Kulture2025-12-06 18:26:00

Luigj Gurakuqi: 100 Years of Memory in the Shadow of the Assassination

Shkruar nga Prof.dr. Skënder Asani

Luigj Gurakuqi: 100 Years of Memory in the Shadow of the Assassination

100 years since the Gurakuqi assassination. Documents that destroy lies and restore historical justice

Albanian, Italian and Croatian archives definitively reveal that the assassination of the Renaissance man was a political act. The propaganda that tarnished him for a century now falls apart in the face of evidence

A century after the Shkodra assassination, national memory rises above the long silence and revives the figure of Luigj Gurakuqi through new documents that no longer leave room for fog. The historical narrative that for decades distorted his death falls in the face of clear evidence that shows the political motivation of the assassination and the orchestration of the propaganda that followed. Passports, telegrams and reports preserved in Italian and Croatian archives accurately reconstruct the itinerary of Baltjon Stamolë, the instrument of state violence, and place the event in the dark context of the first years of Albanian statehood. The memory of Gurakuqi is restored as an act of justice, while the honor for his work in Skopje, Calabria, Stublë and Shkodra turns into a national journey that challenges the century-old propaganda and restores the dignity of a fundamental figure in history. From this story arises a political appeal for the younger generations: freedom and the state are not defended with silence, but with vigilance, responsibility, and courage to prevent power from distorting the truth.

On the occasion of the 100th anniversary of these painful events, national memory is rising like a powerful bell of conscience that breaks the hundred-year silence and whitens the darkest shadows of our political history, bringing back to us the archival documents that testify not only to the turbulent assassinations between the two world wars, but also to the monumental fall of the Renaissance man Luigj Gurakuqi, a death that did not end with a bullet, because immediately after the crime a second, more poisonous and more insidious murder was unleashed: black propaganda. Those who invented and directed this political act took care to tarnish his figure with fabricated narratives, to justify the murder and to kill the morality of a man who embodied the very ideal of the nation, creating a fog that weighed for more than a century on the truth. Today, the documents that come to light are not just old pages, but the hammer that shatters lies, the light that uproots every shadow of manipulation and clearly proves that this murder had purely political motives. This moral legacy has been embodied this year in a nationwide commemorative itinerary that has crossed Skopje, Shën Mitër Calabria, Stubllë e Kosova and culminates in Shkodër on December 5, transforming the figure of Gurakuqi into the axis of a shared memory that defies time and borders. From the promotion of the postage stamp that brought his portrait back into circulation, to academic debates on documentary heritage and exhibitions dedicated entirely to his multidimensional life, to the solemn tribute in his city of origin to the emblematic delegate of the Congress of Manastir, pillar of the Elbasan Normal School and compiler of the Act of Independence, this journey is not only ceremonial, but a powerful historical declaration that memory is not a burden, but a light that guides, strengthens and restores denied justice.

After Ahmet Zog returned to power in 1924, Albania was plunged into a dark era, where the government did not seek stability, but the destruction of any voice defending freedom and national dignity. The assassination of Luigj Gurakuqi and the subsequent overthrows of Bajram Curri and Hasan Prishtina proved that an invisible hand was toppling the strongest pillars of Albanian resistance. In this orchestra of darkness, the enigmatic figure of Baltijon Stammola appeared as a dominating shadow, a symbol of orchestrated violence and secret manipulation of the fate of a defenseless nation. Albania, emptied of institutional mechanisms, was transformed into an arena of regional clashes, while any hope for freedom, justice and dignity was threatened by intrigue and planned violence. This period remains a historical warning: when the power of darkness takes control, history itself becomes a weapon, and national ideals must be defended with vigilance and courage to keep hope and dignity alive.

Pasaporta e Baltjon Stamollës, nr. 248/1925, e lëshuar më 19 shkurt 1925 në Tiranë dhe e ruajtur në Archivio di Stato di Bari, përbën një burim të rëndësishëm historik, i cili reflekton jo vetëm funksionin administrativ, por edhe dimensionin politik dhe diplomatik të lëvizjeve ndërkombëtare të individëve gjatë periudhës së parë të pluralizmit në Shqipëri. Çdo faqe e dokumentit, e pajisur me vula dhe nënshkrime zyrtare, siguron autorizimin për kalimin e kufijve dhe përballimin e autoriteteve civile dhe ushtarake, duke e kthyer pasaportën në një instrument ligjor të zbatueshëm për udhëtime të monitoruara nga shteti. Shënimi në faqen e parë, që specifikon lëshimin falas të dokumentit, pasqyron përkujdesjen institucionale dhe rëndësinë strategjike të këtij udhëtimi, ndërsa udhëzimi në faqen e pestë – “si mbas urdhërit të Ministrit të Punëve të Brendshme nxiret jashtë Shqipnie” së bashku me vulat e portit të Durrësit më 20 shkurt dhe mbërritjen në Brindisi më 21 shkurt, evidentojnë zbatimin e një plani të strukturuar dhe të koordinuar që do të kulmonte me atentatin ndaj Gurakuqit më 2 mars. Nga perspektiva e historisë dokumentare, pasaporta shndërrohet në një dëshmi të drejtpërdrejtë të ngjarjeve politike dhe të tensionit të kohës, duke siguruar informacion të saktë për studimin e marrëdhënieve ndër-institucionale dhe veprimtarive të individëve në kontekstin e periudhës së parë të shtet-formimit shqiptar.

Në horizontin e ndërlikuar të marrëdhënieve shqiptaro-italiane të viteve ’20, rasti i Baltjon Stamollës mbeti një episod i ngarkuar me simbolikë politike dhe diplomaci të heshtur. Vrasja e Luigj Gurakuqit, e interpretuar nga shumë qarqe dhe hetuesia si akt me motivim politik, çoi fillimisht në një proces hetimor të ashpër, ku pritej një dënim maksimal për autorin. Megjithatë, ndërhyrja e papritur përmes një letre të Baltjon Stamollës dërguar Ahmet Zogut, në të cilën kujtohej besa dhe mbështetja e premtuar, ndryshoi krejt atmosferën gjyqësore, duke e shndërruar aktin e atentatit në një justifikim për ruajtjen e pushtetit në Tiranë. Kjo ndërhyrje shënoi një kthesë të qartë në kursin e politikës së jashtme shqiptare: nga një orientim i ftohtë e madje armiqësor ndaj Italisë, drejt një afrimi të shpejtë dhe nënshkrimit të marrëveshjes së miqësisë, e cila e vendoste shtetin shqiptar në një orbitë varësie nga Roma. Ky zhvillim tronditi mërgatën patriotike, e cila e pa veten të pasigurt në Itali dhe në hapësirat kufitare me të, duke zgjedhur të shpërngulej drejt qendrave më të sigurta si Kroacia, Austria apo Selaniku, ku Hasan Prishtina dhe bashkëmendimtarët e tij vijuan veprimtarinë politike. Por, në sfond, regjimi i Zogut, i frikësuar nga potenciali i kundërshtarëve të mërguar, aktivizoi rrjetet e veta për t’i neutralizuar, shpesh me metoda të fshehta e likuidime të shënjestruara, duke e mbajtur kështu të tensionuar klimën politike shqiptare edhe përtej kufijve.

Rëndësia e prezantimit të dokumenteve të arkivit kroat shtrihet përtej thjeshtësisë së fakteve; ato hapin një dritare në logjikën e politikës, sigurisë dhe diplomacisë së viteve ’20. Secili telegram, raport policor dhe urdhër administrativ dokumenton jo vetëm itinerarin e Stamollës, por edhe mënyrën se si shtetet ballkanike kontrollonin lëvizjet politike, monitoronin emigracionin shqiptar dhe parashikonin çdo veprim të dyshuar. Përmes këtyre dokumenteve, lexuesi ndjek hapat e Stamollës, sheh tensionet ndërmjet qeverive dhe rrjeteve emigracioniste dhe kupton sesi politika, frika dhe sigurimi i rendit ndërthureshin në një kohë të trazuar historike. Arkivi kroat, me detajet e hollësishme dhe specifike të lëvizjeve dhe udhëtimeve, shndërrohet kështu në një burim të jashtëzakonshëm për interpretim historik dhe diplomatiko-politik, duke zbuluar ndikimin e shteteve të kohës mbi betejat e brendshme dhe jashtë atdheut të Shqipërisë.

Dokumenti I: Telegramet e shifruara të ministrit Maksimović, datë 15 shkurt 1926, të adresuara Prefektit të Madh të Zagrebit, tregojnë se Stamolla ishte nën mbikëqyrjen e veçantë të autoriteteve shtetërore te Mbreterise SKS. Ky dokument i koduar, nr. arkivor 321/26, urdhëron hetimin e hollësishëm të veprimtarive të Stamollës, duke reflektuar logjikën e shteteve të kohës për të kontrolluar çdo element të dyshuar përmes instrumenteve burokratike dhe policore.

Dokumenti II: Telegrami i fshehtë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, datë 21 shkurt 1925, nr. arkivor 32397/140, i drejtuar Prefektit të Madh të Zagrebit, tregon itinerarin e Stamollës nga Shqipëria në Trieste dhe synimin për të depërtuar në Kroaci për të kryer atentatin kundër priftit atdhetar Dom Loro Caka dhe figurave të tjera të emigracionit shqiptar, si Luk Luka. Ky dokument evidenton përdorimin e dhunës si instrument të politikës shtetërore dhe tensionet mes emigracionit dhe aparateve shtetërore ballkanike.

Dokumenti III: Telegrami i datës 23 shkurt 1926, nr. arkivor 140/23, dërguar Prefektit të Madh të Lubjanës nga Ministria e Punëve të Brendshme në Beograd, dokumenton shqetësimin e autoriteteve te Mbreterise SKS mbi lëvizjen e Stamollës dhe masat për kontrollin e emigracionit shqiptar. Urdhri për ta identifikuar, ndaluar dhe marrë në pyetje Stamollën në rast të kalimit në territorin e tyre, bashkë me masa për mbrojtjen e emigrantëve, tregon ndërthurjen e interesave të sigurisë së brendshme me dinamika të emigracionit politik.

Dokumenti IV: Dokumenti Nr. 1519, datë 25 shkurt 1926, i drejtuar Prefektit të Madh të Rajonit të Zagrebit, ofron një pasqyrë të detajuar të profilit dhe rrugëtimit të Stamollës. Arrestimi i tij në Zagreb dhe më pas në Bari, përkundër pafajësisë për disa akuzat, dëshmon për rreziqet dhe tensionet që lidhen me rolin e tij si pjesëtar i rrjetit politik dhe tregtar. Gjatë kontrollit të bagazhit të tij u gjetën 28 monedha ari, letra dhe gazeta në gjuhën shqipe, të cilat konsideroheshin materiale konspirative, duke dëshmuar lidhjet ndërkombëtare dhe aktivitetet e fshehta politike.

Kontrasti midis Stamollës dhe Gurakuqit bëhet i qartë në këtë kontekst kronologjik-dokumentar. Gurakuqi, aristokrat evropian dhe patriot shqiptar, simbolizon ndërtimin, idealin dhe lirinë. Ai shfaqet në fotografi dhe dokumente të kohës si figurë kombëtare dhe intelektuale, ndërsa Stamolla përfaqëson instrumentin e dhunës shtetërore dhe intrigës. Ky dualitet i politikës së arsyes kundrejt politikës së frikës, ndërtimi kundrejt shkatërrimit pasqyron tensionet e një kombi në fazën e konsolidimit, ku individët idealistë shpesh paguanin me jetën për kauzën e tyre.

Përmes pasaportës, telegramëve dhe dokumenteve të arkivit kroat, rrëfimi i Stamollës dhe Gurakuqit bëhet një kronikë dokumentare e një kohe ku politika, identiteti dhe jeta ishin të përziera. Historia e kësaj periudhe nuk është thjesht kronikë atentatesh, por dëshmi e një epoke ku ideali dhe frika përplaseshin, duke lënë pas kujtimin e një kombi që përpiqej të konsolidohej ndërsa individët përballeshin me intriga, eliminim dhe presionin e fuqive të kohës. Pasaporta 24 faqëshe e Stamollës dhe dokumentet administrative, së bashku me fotografitë e kohës, krijojnë një rrëfim kronologjik, historik dhe diplomatiko-politik, i cili ndriçon një kapitull të errët të politikës shqiptare dhe Ballkanit të Mesëm në vitet ’20.

Our turbulent history and the periods of state-building challenges speak silently, but its message is undeniable and clear: the new generations who will carry the burden of the nation must learn from the past, reject the logic of fear and intrigue, and lead with wisdom, justice, and commitment to the common good. The race for power cannot and must never become an instrument of destruction; it must serve to strengthen institutions, advance the state, and consolidate the nation, where the political opponent is not an enemy to be annihilated, but a vital factor of pluralism and democratic competition, an opportunity to build stability and mutual trust. But above all, this history filled with challenges, camouflaged strategies, and power clashes is a powerful call: to recognize the danger of institutional vacuum, to inherit the vigilance, courage, and responsibility that every nation that aspires to freedom and stability requires. Only by cultivating such a political culture can the new generations ensure a sustainable future for the nation, restore the respect of international partners, and build the foundations of a strong, unified, and respected state. Those who do not learn from the past are destined to repeat its mistakes, while those who dare and act with wisdom, determination, and dedication create the future of the nation, transforming power into the service of freedom, pluralism, and sustainability. This is the silent but powerful manifesto: an appeal to those who will lead, not for themselves, but for the nation and the history that unites us./ Pamphlet

luigj gurakuqi skender asani

Dokumenta bashkëngjitur

1 Komente

  1. L
    Leone

    Të marrë shembull BKH se si hetohej për vrasësit përpara 100 vjetëve...

    Lini një Përgjigje