TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-01-22 19:50:00

A do t’i heqë Trump “non gratën” Sali Berishës? John Bolton: Edhe mundet, por nuk kam dëgjuar ende asgjë për një gjë të tillë

Shkruar nga Pamfleti

A do t’i heqë Trump “non gratën” Sali Berishës?

Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton ka deklaruar se ish-kryeministrit Berisha mund t’i hiqet masa “non grata”.

Ai u shpreh se administrata e Trump ka bërë shumë për të përmbysur vendimet e administratës Biden, ndërsa shton se heqja non-grata ndaj Berishës mund të jetë hapi i radhës. John Bolton shprehet gjithashtu se ende nuk ka dëgjuar asgjë për diçka të tillë.

“Kjo është absolutisht e mundur. Administrata Trump ka bërë shumë për të përmbysur vendimet e administratës Biden. Ky mund të jetë një prej tyre. Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asgjë për këtë”, tha Bolton për “A2 CNN”.

Diplomati amerikan komentoi edhe investimet e dhëndrit të presidentit amerikan në ishullin e Sazanit. Ai tha se nuk sheh asnjë problem në synimin e qeverisë shqiptare për tërheqjen e investimeve të huaja.

 “The New York Times” ka sugjeruar se liderët e këtyre vendeve mund të jenë duke blerë ndikim tek administrata e re Trump. A shihni ndonjë lidhje këtu?

“Nga sa kuptoj unë, politika e qeverive të këtyre vendeve është të tërheqin investime të huaja dhe shpresojnë që kjo të ndihmojë në rritjen e mirëqenies në Shqipëri. Supozoj që po ndjekin ligjet e aplikueshme shqiptare. Nëse dikush ka informacione të kundërta, le t’i paraqesë. Por është e vështirë të thuhet që qeveria nuk po ndjek një politikë të qartë dhe të mençur për të tërhequr më shumë investime të huaja. Nëse kjo është e gjitha, nuk shoh përse mund të kundërshtohet”, tha ai.

Lini një Përgjigje