Në Tiranë ka nisur Samiti i Evropës Juglindore-Ukrainë, që do bashkëdrejtohet nga Rama dhe Zelensky.
I pari që ka mbërritur ka qenë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka qëndruar në tapetin e kuq me kryeministrin Edi Rama.
Mbërrin në Samit Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar punimeve të samitit për Ukrainën në Tiranë. Në hyrje Osmani u prit nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Rama.
E pyetur nga gazetarët nëse do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Zelensky, Osmani tha se gjithmonë e kanë kërkuar dhe është e bindur ky moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës.
A do kërkoni njohjen e Kosovës?
Osmani: Këto janë çështje bilaterale, gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë në mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje lufte duke luftuar për lirinë dhe pavarësinë e saj. Jam e bindur që ai moment do vijë bashkë me fitoren e Ukrainës.
Osmani tha se samiti për Ukrainën është një mundësi që të gjithë aleatët të japin mbështetjen për Ukrainën.
“Ka shumë rëndësi se do kemi mundësi që ne aleatët të japim mbështetjen tonë për Ukrainën siç e kemi bërë që nga dita e parë duke vendosur sanksione duke mbështetur ukrainasit dhe ushtrinë ukrainase. Këtë do ta vazhdojmë ta bëjmë. Në samit do flas për hapat konkretë që Kosova po merr bashkë me aleatët”, tha Osmani.
Një koment e pati edhe për prezencën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
A do të ketë ballafaqim me Vuçiç?
Osmani: Gjithmonë kemi ballafaqime me ta se për fat të keq ata ende jetojnë me të kaluarën.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mbërritur në orën 11:15 në Pallatin e Kongreseve, ku dhe do të mbahet samiti për Ukrainën.
11:28/ Vuçiç shtrëngon duart me Ramën dhe Zelenskyn në Tiranë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shtrënguar duart me kryeministrin Rama dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Vuçiç është pritur në tapetin e kuq në Pallatin e Kongreseve nga Rama dhe Zelensky, ndërsa kanë shkëmbyer me njëri tjetrin edhe një bisedë të shkurtër.

Kujtojmë që Serbia është i vetmi shtet në Rajonin tonë që nuk pranon të vendosë sanksione për Rusinë, e cila prej dy vitesh ka pushtuar Ukrainën.
“Mbërritja e liderëve për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Europa Juglindore, për të dëshmuar edhe njëherë vlerat që na bashkojnë në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës dhe njerëzve të saj”, shkruan Rama në Facebook.
Lini një Përgjigje