TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-01-05 10:11:00

Protesta para Kryeministrisë, procedohet Adriatik Lapaj; arrestohen 4 aktivistë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta para Kryeministrisë, procedohet Adriatik Lapaj; arrestohen 4
Pamje nga protesta e djeshme

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është proceduar penalisht pas incidenteve dhe përplasjeve gjatë protestës së djeshme para Kryeministrisë.

Sipas njoftimit, policia ka arrestuar 4 persona ndërsa ka nisur procedime penale ndaj Adriatik Lapajt dhe të tjerëve. Ndërkohë, Lapaj ndodhet në spitalin e Traumës pasi mori dëmtime në kokë pas rrëzimit të një bombole gazi. 

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetesit Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për 6 shtetas të tjerë me iniciale V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta ndaj punonjësve të Policisë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1 kanë arrestuar shtetasit: E. H., 30 vjeç; A. M., 40 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. Ll., 41 vjeç

Ndërkohë, materialet hetimore janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal edhe për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh. Këta shtetas akuzohen se gjatë protestës kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Si pasojë e veprimeve të dhunshme, janë dëmtuar dy efektivë policie, njëri prej të cilëve vijon të jetë i shtruar në spital nën kujdes mjekësor.

Gjithashtu, Policia ka nisur procedim penal edhe ndaj Adriatik Lapajt dhe dy shtetasve të tjerë, që sipas policisë dyshohet se kanë zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera pa leje dhe në kundërshtim me urdhrat e efektivëve të rendit", njoftoi policia.

Duket se policia nuk është mjaftuar me përplasjet nga protesta e djeshme, dhe është rikthyer sërish gjatë orëve të natës për të larguar çadrat e "Shqipëria Bëhet" nga Kryeministria.

Adriatik Lapaj së bashku me mbështetësit e tij, u rikthye sërish mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë. Në orët e para të mesnatës, Policia ndërhyri sërish duke u përplasur me kreun e "Shqipëria Bëhet" dhe aktivistët e lëvizjes.

Gjatë kësaj situate, raportohet se Lapajt i ka rënë në kokë bombola e gazit dhe është dërguar në spitalin Ushtarak për mjekim të specializuar.

2 Komente

  1. T
    Tony

    Ne cilin vend te botes lejohen capaculet te ngrene cadra para organeve e ndertesave kryesore te shtetit!? Merrini e rrasini brenda e bejini terbiet. Ishin ne zgjedhje, po, fituan nje mut qe te hane. Kur nuk i do populli, cfare duan? Ne vend qe te lajne bythen se jane te dhjere e na qelbin qyteterimin bejne edhe dhjerostrata. Keta plehra jane te paguar nga greke, serbe, turq, maqedone e dreqi e merr vesh. Merrni more ca nga ata djemte e CIAs ne pensioin, t'i gdhendin ne qeli per ca dite e te shihni sa te urte behen. C'jane keto turpe qe behen duke lejuar zhulsa te zhyejne Tiranen e bukur.

    1. t
      tironsi

      duan te bejne te njejten loje si ne 1990, kur Ramizi me sigurimin krijoi revoltat dhe lidere fallco , krijuar ne zyrat e Ramiz Alise. Tani duan te bejne hero me zorr kete Llapajn llapaqenin Sorroist

      Lini një Përgjigje