
Kryeministri Edi Rama, ka vendosur të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e re të Partisë Socialiste, e cila u zgjodh dje gjatë Asamblesë.
Bëhet me dije se mbledhja është parashikuar të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:30.
Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e grave socialiste janë:
Lindita Nikolla mori më shume vota nga gratë, 287 vota.
Albana Koçiu, 283 vota
Klodiana Spahiu, 279 vota
Anila Denaj, 278 vota
Etilda Gjonaj, 219 vota
Dy kandidatet që nuk u zgjodhën janë Klotilda Bushka, që mori 216 vota dhe Delina Ibrahimaj që mori148 vota.
Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e burrave socialistë janë:
Erion Braçe mori më shumë vota nga burrat me 295 vota.
Arben Pëllumbi 294 vota
Toni Gogu 250 vota
Eduard Shalsi 241 vota
Igli Hasani 228 vota
Dy kandidatët që nuk u zgjodhën janë Pirro Vëngu që mori 210 vota dhe Vangjel Tavo që mori 174 vota.
Lini një Përgjigje