TAGS-AT E JAVËS

Politike2023-11-30 11:53:50

Silvio Gonzato zgjidhet ambasador i BE në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Silvio Gonzato zgjidhet ambasador i BE në Shqipëri
Silvio Gonzato

Silvio Gonzato do të jetë ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell njoftoi sot emrin e ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri. Ai është Silvio Gonzato, një emër i spikatur në diplomacinë europiane.

Ai ka shërbyer më parë si Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në New York.

Gonzato ka shërbyer edhe si Drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike.

Siç konfirmohet nga BE-ja, ambasadori i ri në Shqipëri do të emërohet zyrtarisht më 1 dhjetor 2023.

 

Lini një Përgjigje