TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-01-09 10:48:00

U kallëzua nga gjyqtarja në SPAK, Argita Malltezi sulmon Irena Gjokën: Tentativë që duart të lajnë fytyrat që s'mund të lahen!

Shkruar nga Pamfleti

U kallëzua nga gjyqtarja në SPAK, Argita Malltezi sulmon Irena

Argita Malltezi u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, ku ka qëndruar për rreth 30 minuta.

Në një deklaratë për mediat, vajza e ish-kryeministrit Berisha tregoi detaje nga thirrja në Prokurorinë e Posaçme. Argita Malltezi u shpreh se është thirrur në funksion të çështjes 139, pasi gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar një hetim ndaj saj për kallëzim të rremë.

“U thirra në funksion të çështjes 193, mesa duket gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar të hetohet për kallëzim të rremë ndaj meje dhe SPAK ka hapur procedim me kërkesën e saj në një tentativë që duar të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen”, u shpreh Malltezi.

Ajo theksoi se pyetja e saj ndaj SPAK ishte nëse ekziston një video e gjetur rastësisht në banesën e një gazetari të larguar nga Shqipëria, duke shtuar se vetë nuk e disponon.

“Pyeta e a ekziston një video e tillë, a e disponon SPAK një video të tillë që e ka gjetur rastësisht në shtëpinë e një gazetari të larguar nga Shqipëria. Videon nuk e kam”, tha vajza e Sali Berishës.

Argita tha se për kallëzimet e saj dhe të bashkëshortit, Jamarbër Malltezi ndaj magjistrates është vendosur që procedimi të mbyllet.

“Sa i përket veprave penale të Irena Gjokës, unë kam bërë kallëzim penal. Jamarbër Malltezi ka bërë kallëzim penal, SPAK ka vendosur mbylljen e procedimit”, u shpreh Argita Malltezi.

Lini një Përgjigje