
Gjykata serbe ka lënë në burg 3 policët e rrëmbyer në veri të Kosovës. Brenda ditë së sotme ata duhej të njiheshin me masat e sigurisë dhe dolën para gjykatës, e cila ka vendosur që t’i mbajë në paraburgim.
Vetë kryeministri Albin Kurti tha se prokurori në Serbi ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve. Ai u shpreh se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Kumanovës me këtë akt dhe pati një kërkesë për NATO-n që të forcojë kufirin verior.
“Falenderoj DASH-in që kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës pa kusht. Duhet të kthehen policët dhe më pas na duhet bashkësia ndërkombëtare që të gjykojë qartë agresionin serb në Kosovë. Sepse me rrëmbimin e 3 policëve shkeli nenin 4 të marrëveshjes së Kumanovës në vitin ’94 dhe mendoj se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë dhe duhet të kërkoj të rikthehet siguria në këtë zonë. Për sigurinë e Ballkanit është me rëndësi të ndërpritet statusi i armatës serbe rreth kufirit”, tha Kurti.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje