The foreign policy analyst, Edward Joseph, said that there are no great expectations from this week's meeting between the Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, and the President of Serbia, Aleksandar Vucic, the first in more than four months.
According to him, it would be a "pleasant surprise" if there was any progress. Speaking in an interview with Radio Free Europe, Joseph says that the European Union, as the mediator of the dialogue, should remind both countries that they have an agreement to implement.
For the solution of the situation in the north of Kosovo, he says that all parties must play their roles. But, says Joseph, the crisis suits both Vucic and Kurt.
"Vucic benefits from everything that prevents him from implementing the agreement that the US and the EU say he has accepted [for the normalization of relations with Kosovo]... Kurti certainly benefits, because the pressure is now only on the steps of extension [of the situation in the north], and not to the question of the Association...", says Joseph.
According to him, Vučić is not a partner of the USA, but Kurti "has been extremely difficult and irresponsible in his approach to the North" and "this is not compatible with being a good partner with the United States and the West ".
Radio Free Europe: A meeting between the Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, and the President of Serbia, Aleksandar Vucic, will be held on September 14. For the last time, they met on May 2. What do you expect from the next meeting?
Edward Joseph: I don't think we can expect much progress. This does not mean that there is no possibility of any progress, but, simply, we should not have too high expectations. We will be pleasantly surprised if there is progress.
What is important to come out of this meeting is that Brussels reminds everyone that there is an agreement between Kosovo and Serbia. It is important for the EU to stop talking about dialogue because there is an agreement, an agreement that Brussels has offered and that was reached in February. There is also an annex that addresses all issues of its implementation, [which was agreed upon in Ohrid]. And it is important that the EU returns to it and reminds the parties that - according to the EU and the US themselves - they are obliged to implement it.
Radio Free Europe: The situation in the north of Kosovo remains unresolved. Whose court is the ball in now?
Edward Joseph: The ball is in the court of the EU and the US to get out of this [situation].
Ne mund ta drejtojmë gishtin e fajit tek Albin Kurti, i cili kritikohet ashpër edhe në Kosovë, nga opozita e tij, për veprimet e pamatura, për tendosjen e marrëdhënieve me SHBA-në dhe me BE-në, për refuzimin e planit të BE-së për shtensionimin [e situatës në veri] dhe për ndëshkimet që kanë goditur Kosovën për shkak të veprimeve të tij. Pra, qartazi, Kurti ka faj. Por, kjo nuk do të thotë se Aleksandar Vuçiç është i pafajshëm dhe se topi nuk është, gjithashtu, në fushën e tij. Sepse, Vuçiç ka një rol të madh në krijimin e kësaj krize.
Kur flasim për topin në fushë, mendohet se vetëm një aktor duhet të veprojë, por kjo nuk është e vërtetë.
Vuçiç ka pasur një rol jashtëzakonisht të madh në krijimin e kësaj krize, duke mos bërë asgjë kundër bojkotimit të zgjedhjeve [në veri të Kosovës nga ana e serbëve lokalë]. Këtë e ka bërë pas Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën Kurti është pajtuar në parim për krijimin e Asociacionit [të komunave me shumicë serbe] - gjë të cilën ka thënë se nuk do ta bëjë kurrë.
Pra, nuk mund të thuhet se topi është në fushën e Kurtit dhe nuk është në fushën e Vuçiqit. Është vërtet në fushën e BE-së dhe të SHBA-së. Ato duhet të jenë serioze për këtë, të sigurojnë se kanë një marrëveshje dhe të marrin hapa për t’i mbajtur palët të përkushtuara në zbatimin e asaj marrëveshjeje.
Radio Evropa e Lirë: Atëherë, kush mendoni se përfiton nga krizat e vazhdueshme në veri?
Edward Joseph: Po ju them se kush nuk përfiton dhe ata janë të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri: serbë, shqiptarë, boshnjakë... Ata sigurisht që nuk përfitojnë. Por, përfitojnë të gjithë ata që janë përfitues të status quo-së. Ata përfshijnë strukturat në veri, të cilat përfitojnë nga fakti që nuk ka sundim të qëndrueshëm të ligjit në zonë.
Politikisht, unë do të thosha se Aleksandar Vuçiç përfiton nga gjithçka që e pengon ta zbatojë marrëveshjen që SHBA-ja dhe BE-ja thonë se e ka pranuar. Kurti sigurisht përfiton, sepse presioni tani është vetëm për hapat e shtensionimit [të situatës në veri], dhe jo te çështja e Asociacionit.
Radio Evropa e Lirë: Po flisni për shtensionimin... Autoritetet e Kosovës kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbajtur zgjedhjet e reja në veri. A mendoni se serbët lokalë do të merrnin pjesë në atë proces?
Edward Joseph: Vuçiç e ka mbështetur bojkotimin e zgjedhjeve [në prill] edhe pas Marrëveshjes [së Ohrit] në mars. Ajo ka qenë koha për të ndryshuar politikën, për të parë nëse janë në një epokë të re. Nuk e di përgjigjen në pyetjen tuaj.
Radio Evropa e Lirë: Të ndalemi pak te politika evropiane dhe amerikane. Një grup i politikanëve evropianë dhe amerikanë u ka dërguar një letër udhëheqësve të SHBA-së dhe BE-së, duke iu kërkuar që ta shqyrtojnë qasjen e tyre për uljen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë kritikuar “mungesën e presionit ndaj Serbisë”. Çfarë mendoni ju për këto kritika?
Edward Joseph: Letra u ka bërë jehonë shumë kritikave që unë kam nxjerrë në artikullin tim, të publikuar në qershor, në gazetën Foreign Policy, me titullin “SHBA-ja po krijon krizë në Kosovë”. Ajo ka reflektuar kritikat që unë kam ngritur për qasjen e BE-së dhe të SHBA-së pas dhunës së 29 majit [në Zveçan, në veri të Kosovës]. Sulmet e serbëve kundër ushtarëve të KFOR-it [misionit të NATO-s në Kosovë] kanë qenë shumë serioze. Dhe reagimi, siç e kam thënë në atë artikull, ka qenë pothuajse tërësisht i njëanshëm.
Vetëm Kurti është fajësuar për këtë, ndërsa dhuna është kryer nga serbët. Dhuna ka përfshirë koktej molotovi, që, qartazi, është dashur të përgatiten paraprakisht. Kjo do të thotë se ky lloj i dhunës ka qenë i planifikuar. Kjo sugjeron fuqishëm se Beogradi ka qenë në dijeni, se burimet e tij kanë qenë, sipas të gjitha gjasave, në dijeni, dhe presidenti Vuçiç nuk ka bërë asgjë për ta ndaluar atë. Ai sigurisht se e ka ditur për kërcënimin e dhunës dhe nuk ka ndërmarrë hapa për ta ndaluar atë. Dhe, SHBA-ja dhe BE-ja kanë reaguar në mënyrë të konsiderueshme kundër Kurtit dhe kanë lavdëruar Vuçiqin, duke e konsideruar partner.
Pra, letra u bën jehonë shqetësimeve të mia për këtë dhe të kuptuarit më të gjerë se ky nuk është vetëm problem i Albin Kurtit, që është oportunist dhe populist dhe vepron në mënyrë të pamatur, duke injoruar përgjegjësitë e tij për t’u koordinuar, për të respektuar atë që NATO-ja thotë në lidhje me dislokimin në veri, por reflekton edhe mosgatishmërinë për t’u marrë me rolin e Aleksandar Vuçiqit në Kosovë dhe me faktin se ai nuk do zgjidhje.
Radio Evropa e Lirë: Atëherë, kush mund të konsiderohet partner i afërt i Perëndimit, Kurti apo Vuçiç, dhe pse?
Edward Joseph: Kjo ngre një pyetje më të gjerë. Albin Kurti ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe i papërgjegjshëm në qasjen e tij ndaj veriut. Kjo nuk është në përputhje me të qenët partner i mirë me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin. Por, Kosova është në linjë me SHBA-në dhe mbështet SHBA-në sa i përket kërcënimit më të madh të sigurisë në Evropë, në këtë shekull, e që është pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Aleksandar Vuçiç nuk është, ai nuk është partner i SHBA-së, pavarësisht faktit se disa zyrtarë amerikanë vazhdojnë të thonë se ai është partner gjithnjë e më i mirë i SHBA-së. Ai nuk është. Ai vazhdon të jetë edhe partner i Vladimir Putinit [presidentit rus]. Ai e ka dëshmuar këtë në disa aspekte. Ai refuzon ta shkarkojë Aleksandar Vulinin [drejtorin e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Serbi], edhe pse ai është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Vulin është bashkëpunëtor i hapur i Rusisë, dhe jo si Vuçiç që është bashkëpunëtor më delikat.
Serbia mbështet dhe është nikoqire e [mediumeve ruse] Russia Today, Sputnik, promovon narrativa pro-ruse, ka tregti të gjerë, ka fluturime me Rusinë. Pra, Aleksandar Vuçiç nuk është partner i Shteteve të Bashkuara, në çështjet tona më të rëndësishme të politikës së jashtme, dhe nuk është partner as sa i përket arritjes së vërtetë të stabilitetit demokratik në rajon.
Radio Evropa e Lirë: Deri kur mendoni se Perëndimi do t’i tolerojë autoritetet serbe që të mos e sanksionojnë Rusinë [për shkak të pushtimit të Ukrainës]?
Edward Joseph: Mendoj se mbetet një pyetje e hapur në administratë. Mendoj se disa zyrtarë janë nën iluzionin se Aleksandar Vuçiq mund të jetë partner ose është tashmë partner i Shteteve të Bashkuara, ndërsa të tjerë nuk e kanë këtë iluzion dhe e shohin Vuçiçin ashtu siç është.
Radio Free Europe: One last question - Kurti has said that it is urgent to fix relations with Serbia, before the elections in the USA [in 2024]. Why would that matter?
Edward Joseph: He is not the only one who is aware of the fact that next year there will be presidential elections in the USA. Next year are the elections for the European Parliament.
[The election] will be a huge distraction for the US and will make it less likely to take initiatives or provide high-level attention to these issues. Many say this, not only Kurti. So there is some time pressure. And that, in fact, could be a good thing, because it could focus efforts and make the US and the EU more serious./REL
Lini një Përgjigje