TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle2023-05-26 22:18:00

Çfarë kishte brenda tij vallë? I ra telefoni në ujë, zyrtari indian than gjithë rezervuarin

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë kishte brenda tij vallë? I ra telefoni në ujë,

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Indi. Një zyrtari i ra celulari brenda një rezervuari dhe duke mos e gjetur dot, ai urdhëroi që të thahej i gjithë ujëmbledhësi.

Punëtorëve iu desh më shumë se 3 ditë për të hequr miliona litra ujë nga diga, sepse zyrtarit Rajesh Vishwas i ra telefoni teksa po bënte një selfie. Kur ai e gjeti pajisjen ajo nuk punonte më pasi kishte qëndruar shumë kohë nën ujë.

Rajesh Vishwas u justifikua se kishte të dhëna tepër sensitive në telefon, por kjo nuk e shpëtoi atë nga akuza e shpërdorimit detyre.

Ngjarja u regjistrua në rezervuarin e Kherkattas, që është vendosur në shtetin indian të Chhattisgarh.

Sipas mediave, zhytësit nuk arritën ta gjenin telefonin dhe për këtë arsye u morën dy pompa me naftë për të tërhequr uji.

indiani rezervuar celular

Lini një Përgjigje