TAGS-AT E JAVËS

Sport2025-10-21 19:37:00

Anësori brazilian ngatërron sport në Champions League, “lë në baltë” ekipin pas 3 minutash lojë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Anësori brazilian ngatërron sport në Champions League,

Kanë filluar pak minuta më parë dy ndeshjet e para për sonte në Champions League. Në Kazakistan, përballen dy nga debutueset e këtij sezoni, Kairat Almati dhe Pafos.  Qipriotët kanë mbetur me një lojtar më pak, pas më pak se 4 minutash lojë.

Anësori brazilian, Zhoao Korreia, ngatërroi sport për një moment dhe bëri një ndërhyrje të rrezikshme me ngritje take në fytyrën e kundërshtarit. Arbitri kryesor i takimit nuk pati asnjë dyshim dhe nxori direkt kartonin e kuq.

Në dy javët e para për grupet e Champions League, Pafos ka vetëm një pikë pas barazimit pa gola ndaj Olympiakosit dhe humbjes 1-5 ndaj Bajernit, ndërsa Kairat Almati ka dy humbje, 0-5 ndaj Realit të Madridit dhe 4-1 ndaj Sportingut të Lisbonës.

 

zhoao korreia anësori brazilian pafos

Lini një Përgjigje