TAGS-AT E JAVËS

Sport2024-11-15 21:08:00

Gjigandi francez rrezikon rënien në Kategorinë e Dytë, Federata ultimatum për të shlyer borxhet deri në fund të sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Gjigandi francez rrezikon rënien në Kategorinë e Dytë,

Parashikimet më të këqija janë konfirmuar për Olimpikun e Lionit, klub historik francez që po lufton me një krizë shumë të rëndë financiare.

Të premten, më 15 nëntor, klubi doli përpara DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit), e cila analizoi llogaritë e klubit.

Organi i kontrollit financiar të futbollit francez ka urdhëruar rënien paraprake të Lionit në Ligën 2 dhe pezullimin e merkatos.

Çfarë është rënie paraprake nga kategoria?

Lioni do të zbresë në Ligën 2 në fund të sezonit nëse pronësia e klubit nuk do të jetë në gjendje të shlyejë borxhet e mëdha, që arrijnë në më shumë se 500 milionë euro.

Mendohet se klubit do t’i duhet të shesë disa lojtarë kyç për të provuar të balancojë rezervat. Megjithatë, kjo ende mund të mos mjaftojë për të zgjidhur problemin.

 

olimpiku i lionit skuadra franceze

Lini një Përgjigje