TAGS-AT E JAVËS

Sport2024-07-27 19:08:00

“Ishte imitim kinez”, Luiza Gega reagon për skandalin me flamurin kuqezi në Olimpiadë: Nuk do pranoja kurrë ta mbaja

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte imitim kinez”, Luiza Gega reagon për skandalin me

Luiza Gega nuk ka udhëtuar ende drejt Parisit për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, ndaj nuk ka qenë në ceremoninë e hapjes së aktivitetit. Por aty ajo ka parë me keqardhje se si delegacioni shqiptar është shfaqur duke valëvitur një flamur i cili nuk është shqiptar, por një nga imitimet false që qarkullojnë.

Një ngjarje për të cilën ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj dhe e ka cilësuar si të papranueshme që të parakalohej me atë që nuk është simboli kombëtar, ai për të cilin merret pjesë në gara të tilla.

Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi. Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsyeja përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit, etj”, tha Luiza Gega për “TV Klan”.

Kush e ka përgjegjësinë për këtë flamur? Nuk e kam idenë të them të drejtën, vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe e pashë… sepse e di shumë mirë sesi është shqiponja, qoftë te kthetrat, qoftë te sqepi, qoftë te bishti. Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri”, theksoi atletja shqiptare.

luiza gega atletja shqiptare lojërat olimpike

Lini një Përgjigje