TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-06-16 10:29:00

Neymar baba për herë të pestë! Futbollisti në pritje të një vajze

Shkruar nga Pamfleti

Neymar baba për herë të pestë! Futbollisti në pritje

Superylli brazilian i futbollit, Neymar ka bërë të ditur se do të bëhet baba për herë të pestë.

Partnerja e tij, Bruna Biancardi, është shtatzënë dhe çifti pret ardhjen në jetë të vajzës së tyre të tretë së bashku.

Lajmi u bë publik përmes një videoje në rrjetet sociale, ku Neymar dhe Bruna shfaqen të rrethuar nga familjarët e tyre, duke festuar momentin e veçantë.

Përveç fëmijëve me Brunën, Neymar është edhe babai i Helenës, vajzës që erdhi në jetë nga lidhja e tij me Amanda Kimberlly.

Lindja e Helenës kishte shkaktuar jo pak polemika në mediat rozë, pasi ndodhi në një periudhë kur Neymar ishte ende në një marrëdhënie me Brunën.

Ndërkohë, emri i yllit brazilian ka qenë shumë i komentuar edhe për shkak të situatës së tij me kombëtaren e Brazil në Kupën e Botës. Neymar vazhdon të jetë i dëmtuar dhe mungoi në ndeshjen e parë të Brazilit ndaj Morocco, duke lënë të paqartë kohën e rikthimit të tij në fushë. 

neymar baba per here te peste

Lini një Përgjigje