TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-07-12 09:01:00

Topi preku kamerën mbi fushë, FIFA sqaron pse goli i Anglisë nuk u anulua nga VAR

Shkruar nga Pamfleti

Topi preku kamerën mbi fushë, FIFA sqaron pse goli i Anglisë nuk

Goli i parë (i barazimit) i Anglisë në përmbysjen 1-2 kundër Norvegjisë është bërë temë e nxehtë në këtë Botëror. Norvegjia protestoi duke thënë se topi i vënë në lojë nga portieri Nyland u devijua nga një prej kabllove që mban varur kamerën e qiellit mbi fushë (spider cam), çka solli edhe golin e barazimit 1-1 për Anglinë në minutën e 45+2 nga Bellingham.

FIFA ka reaguar duke vënë në dispozicion edhe pamjet, me një grafik që sipas tyre tregon sinjalet e prekjes së topit. Organi botëror i futbollit shprehet se sensori i vendosur brenda topit nuk dërgoi sinjal në VAR që kishte pasur një devijim.

"Përpara golit të Anglisë në minutën e 45+2 kundër Norvegjisë, sensori i lidhur me topin nuk tregoi asnjë sinjal në 'rrahjet e zemrës së topit' kur ishte në ajër dhe për këtë arsye nuk kishte prova që topi preku telin sipër fushës dhe ndryshoi lëvizjen e topit", bën me dije FIFA.

Edhe pse sipas FIFA-s nuk ka pasur sinjal, në pamje duket qartë që topi merr një trajektore të çuditshme mbi fushë dhe më pas përfundon në këmbët e futbollistëve të Anglisë, nga ku 'u gatua' edhe goli i barazimit që i hapi rrugë përmbysjes dhe kualifikimit të Anglisë për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026.

1 Komente

  1. B
    B.Mihaj

    Gënjeshtër ! Materiali Fizik ( Topi ) Kur Takon një Material Tjetër Fizik ( Kablli ) Duket Po Fizikisht me Sy dhe me Kamera !!! Nuk Ka Nevoj për SINJAL ! ËSHTË PRETEKST SPJEGIMI JO RACIONAL I FIFA !!!!

    Lini një Përgjigje