TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Prill 2023, 11:33

A ka një arsye pse duhet të votohet Bardh Spahia sot në Shkodër?

Shkruar nga Ardit Haxhija

A ka një arsye pse duhet të votohet Bardh Spahia sot në

Vjet erdhi si shpresa nga Tirana ndërkohë kryetarja rrinte e menderosun nga dështimet, këtë vit rrin si i menderosun vet duke kërku lëmoshë për një shkatërrim 4 vjeçar ndaj Shkodrës...

Qyteti 2500 vjeçar i lënë në harresë totale këtu e 80 vite. Qyteti më strategjik i trojeve shqiptare, pika e vetme tokesore lidhëse me Europen që kaq shume e duam. Qyteti rebel që ka qënë kundra cdo lloj diktature sot më shumë se kurrë është në gjumë.

Qyteti i djepit të kulturës, artit, sportit, tregtisë e turizmit sot është kthyer në një aneks i interesave të një grupi te caktuar njerëzish.

Investime me pikatore, menaxhim haxhi-qamil i njërës prej bashkive më të dobëta në historinë e atij qyteti. Sa herë ka zgjedhje, Shkodra përdoret si pike e fortë e këtij grupi që për 30 vite nuk kanë lënë pronë publike e private pa konfiskuar.

Nuk kanë lënë familjar e komshi pa punësuar e pasuruar, e sot vjen dita që këto në emër të demokracise kërkojnë votën.

Ndalemi pak tek Bardhi;

Në gjithë keto vite ekstremisht të varfra për Shkodrën, Bardhi ka qënë i privilegjuari i politikës shkodrane. Në çdo palë zgjedhje lokale apo qendrore emri tij ka qënë më i perfoluri.

Ka marrë poste familjarisht, është shpërblyer po ndërkohë nuk di t'i ketë kthyer mrapsht diçka të vogël qytetit.

Sa herë që ka sherbyer në poste publike nuk ka bërë gjënë më të vogël për këtë qytet. Po dhe gjatë kësaj periudhe si 'kryebashkiaku ne hije' nuk mbahet mend për gjë tjeter veçse mos-berja e asnjë punë që të nxirret sa më keq imazhi i qeverisë.

Bardhi do mbahet mend si ai qe i vuri zjarrin shkollës para zgjedhjeve te kaluara. Do mbahet mend si kandidati qe nuk ka jetuar një ditë në Shkodër. Profesionalisht, nuk di të ketë punuar ndonjë ditë si doktor apo të jetë modeli i mjekësisë shqiptare.

Pas një viti në krye të bashkisë më të madhe në veri të vendit, prapë plehnat aty i ka, rrugët mbush me gropa, qyteti mbush me kuaj e qen, ftyra të vrame, njerëz të rraskapitun, trafik mbytës.

Vjet erdhi si shpresa nga Tirana ndërkohë kryetarja rrinte e menderosun nga dështimet, këtë vit rrin si i menderosun vet duke kërku lëmoshë për një shkatërrim 4 vjeçar ndaj Shkodrës...

Ju lutem më thoni një arsye pse duhet të votohet Bardhi?

bardh spahia shkodër

Lini një Përgjigje

Forum