TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Janar 2026, 18:45

Ah Sotir, BE kërkon shumë punë, por ti bredh katoqeve të botës!

Shkruar nga Irena Beqiraj
Ah Sotir, BE kërkon shumë punë, por ti bredh katoqeve të
Edi Rama

E pra, thënë thjesht e shkurt ligjet mund t’i përshtasim edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale brenda 2030, por nuk do të mund të anëtarësohemi pa implementimin e plotë të tyre edhe plotësimin e kushteve të BE-së!

Ah Sotir, Sotir !

Edi Rama sot na informoi se ‘Në kushtet e sotme, jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE.

Për këtë arsye po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme prej 5 vitesh pas anëtarësimit. Vitet kalojnë shpejt dhe përgatitjet duhet të fillojnë tani. Në raport me kriteret e sigurisë ushqimore të BE, jemi ende larg’

Pse vetëm tek siguria ushqimore?

Po tek menaxhimi i tokës, po tek çështjet e mjedisit edhe menaxhimit të mbetjeve sa do të jetë periudha e ndërmjetme?

E pra, thënë thjesht e shkurt ligjet mund t’i përshtasim edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale brenda 2030, por nuk do të mund të anëtarësohemi pa implementimin e plotë të tyre edhe plotësimin e kushteve të BE-së!

Pra kjo ‘faza e ndërmjetme’ është fraza kyçe për të përcaktuar kur do të anëtarësohemi!

Ah Sotir, Sotir !

BE kërkon shumë punë, por ti bredh katoqeve të botës!

edi rama

1 Komente

  1. M
    Martini

    “Lala Kros, o lala Kros, Vete shkruan, vete vulos, E askush s’te thote mos.” - thote i madhi Gj. Fishta. Tani ka ardh koha qe dikush i thote “ mos” . Te presim…

    Lini një Përgjigje