Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka bërë një reagim ironik ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, i cili ka shprehur pakënaqësinë që nuk është më pjesë e sistemit të drejtësisë për të vazhduar avazin e vjedhjeve. Murrizi hedh edhe akuza të forta ku shprehet se mbi 50 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar, të cilët sipas tij duhej të hetoheshin nga SPAK pas largimit nga sistemi, nuk janë hetuar.
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, z. Alaudin Malaj, më i sinqerti nga të gjithë hajdutët që ka pasur dhe ka sistemi i drejtësisë.
Meqë nuk është më në sistem, ankohet pse nuk është përsëri në punë dhe nënndërgjegjja i flet qartë, duke thënë: "Tani çfarë të bëj, të vjedh prapë!!!"
Pra, me sinqeritetin e nënndërgjegjes, thotë se kur ka qenë gjyqtar ka pas vjedhur dhe tani që nuk është më, ka ngelur pa e ushtruar këtë "profesion", por që nga "halli" mund ta fillojë përsëri si "zanat".
Mbi 50 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vetingu, që sipas ligjit duhet të hetoheshin nga SPAK pas shkarkimit, jo vetëm që nuk janë hetuar, por janë emëruar në poste të rëndësishme në administratën e lartë shtetërore. Madje, disa drejtojnë hetimet në Tatime e Dogana dhe, për çudi, deputetët e opozitës heshtin për këtë maskaradë të kësaj tufe maskarenjsh.
Lini një Përgjigje