
Prej tre vitesh Porti MBM ka zaptuar, shkatërruar dhe ndërtuar pa leje në pronën prej 5,2 ha të Forcës Detare në Porto Romano.
KM Rama ka deklaruar se "Shqipëria do të marrë një super anije luftarake".
Një mashtrim spektakolar. Sipas Planit të Zhvillimit të FA (PAZH 2024-2033) të miratuar me ligj në vitin 2024 parashkohet blerja e një korvete në vitin 2032-2033, pasi të kemi hyrë në BE. KM mos e ka fjalën për anijen muze që do na fali Italia së shpejti, shpresojmë jo në 7 prill. Flitet për një anije patrulluese të klasit "Cassiopea" në shërbim prej të paktën 34 vjetësh, në këmbim të dhënies së Kantierit të Pashalimanit një kompanie Italiane.
Prej 11 vitesh Qeveria Shqiptare gënjen kompaninë DAMEN Shipyard për bashkëpunim në kantierin e Pashalimanit, kompani që ndërtoi anijet patrulluese dhe Qeveria Hollandeze pagoi si grant 35% të vlerës së tyre prej 32 mion euro. Kam qenë dëshmitar në zyrën e KM Rama më 5 prill 2019 kur i premtoi pronarit të kompanisë DAMEN bashkëpunim me kantierin detar të Pashalimanit.
PAZH i vitit 2016 (2016-2024) parashikonte blerjen deri në vitin 2025 të dy korvetave, 6 anijeve patrulluese, një anije shumëfinksionëshe hidrografike dhe polumbare dhe një rimorkiatori. Edhe pse Forca Detare i ka bërë të gjitha letrat deri në vitin 2024 nuk u financuan asnjë nga 10 anijet. Në 2024 u miratua PAZH-i i ri, ku u ripërsëritën anijet e pafinancuara në PAZH-in e vjetër, por tashmë jo më 10, por 8, edhe pse kërcënimet janë rritur ngs lufta në Ukrainë. PAZH-i i ri i 2024-2033 ka hequr nga plani një korvetë dhe rimorkiatorin, si dhe korveta parashikohet të blihen në vitin 1932-1933.
Ja disa nga sukseset e Z. Rama në Forcat Detare:
SIVHD, sipstemi i vëzhgimit të hapësirës detare prej vitit 2020 pa mirëmbejtje.
SIVHD në vitin 2016 u nxorr jashtë funksionit duke favorizuar trafikun.
Kantieri detar nga 180 punëtor (2014) sot ka 43 vetë, së bashku me administratën, dhe nuk bënë riparim të anijeve.
Kompania DAMEN prej 2014 kërkon bashkëpunim me kantierin detar për interes të Forcës Detare dhe prodhim për të tretët.
Të gjitha pronat e FD gati për oligarjët.
Baza detare e Sarsndës dhe Shëngjinit, gjithësej 70 ha nën sekuestro preventive, etj, etj.
Prej katër vitesh NATO studion bazën e Pashalimanit dhe Gjirin e Vlorës si bazë të NATO-s, me kërkes të Qeverisë Shqiptare, por në shtator 2025 parashikohet që 80 ha (nga postoblooku aktual tek i Uzinës) të dalin nga plani i FD për interes të oligarkëve.
Tentativa për të nxjerrë nga pronat e FD 133 ha nga 200 ha në 2017, nga 4 bazat kryesore, Shengjin, Jepi i Palit, Pashaliman dhe Palermo.
Prej tre vitesh Porti MBM ka zaptuar, shkatërruar dhe ndërtuar pa leje në pronën prej 5,2 ha të Forcës Detare në Porto Romano.
Anija Patrulluese e Marinës Ushtarake Italiane e klasit "Cassiopea"
Mbas 34 vite shërbimi, përpara se ti nxjerri nga shërbimi, Italia do ia dhurojë njëren prej tyre një vendi mik.
Anija Patrulluese e Marinës Ushtarake Italiane e klasit "Cassiopea" nisi të prodhohej në vitin 1987. Katër anijet e këtij klasi nisën të hynë në shërbim midis viteve 1989 dhe 1991: Cassiopea (P-401) më 21 tetor 1989, Libra (P-402), Spika (P-403) dhe Vega (P-404) më 23 prill 1991.
Partulluesest e klasit Cassiopea kanë një tonazh prej 1500 tonë, gjatësi 79,8 m gjerësi 11,8 m dhe peshkim 3,6 m. Shpejtësia mesatare 17 nyje, maksimale 20 nyje dhe autonomi 3200 milje detare. Ekuipazhi 60 vetë, nga të cilët 6 oficerë. Është e pajisur me një top 76 mm dhe dy mitralozë 20 mm.
Anija Libra (P-402) së fundmi ka hyrë dy herë në Portin e Shëngjinit për të transportuar emigrantë për kampin e Gjadërit.
Lini një Përgjigje