TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Shtator 2025, 17:42

Ankandi i pazakontë i PD-së për kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Adriatik Doci

Ankandi i pazakontë i PD-së për kandidaturën për

Janë disa personazhe groteskë, megalomanë, utopikë deri edhe butaforikë, që kanë një këndvështrim të deformuar për potencialin, rolin dhe raportin e tyre politik me pronarin e partisë.

PD ka hapur ankandin për kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Në ankand do marrin pjesë katër kategori;

-Ata që ofrohen kundrejt pagesës, të cilët nuk kanë asgjë për të humbur, por për t'u mandatuar si kandidatë duhet të paguajnë tek pronari i SHQUP-it një tarifë të konsiderueshme. Për shembull, Agron Shehaj dhe të ngjashmit e tij. Është një praktikë e konsoliduar tashmë me listën e kandidatëve për deputetë.

-Ata që ofrohen me pagesë, të cilët humbin mandatin apo fytyrën prej botoksi politik duke u përfshirë në një betejë të humbur në tavolinë, kosto e cila duhet të mbulohet nga pronari i SHQUP përmes një pagese, e cila mund të quhet taksa e damkës së humbësit. Për shembull; Albana Vokshi, Ilda Zhulali, Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti etj.

-Ata që nuk presin as të paguajnë dhe as të paguhen, por vetëofrohen si kandidatë të vetëshpallur. Janë disa personazhe groteskë, megalomanë, utopikë deri edhe butaforikë, që kanë një këndvështrim të deformuar për potencialin e tyre politik, rolin e tyre dhe raportin me pronarin e partisë. Në vend që të intervistoheshin nga një psikolog apo psikiatër, të ndihmohen për t'u kthyer në realitet, ata japin intervista në media, duke rivalizuar fenomenin Pilinçi.

-Ata që do të infiltrohen nga qeveria, të cilët për shkak të lidhjeve të duhura dhe fuqisë financiare kanë potencial për t'u konfirmuar si kandidatë po aq sa dy kategoritë e para.

Lini një Përgjigje

Forum