Forum10 Maj 2023, 18:27

Arsyet pse nuk ka debate në fushatë

Shkruar nga Lutfi Dervishi

Arsyet pse nuk ka debate në fushatë

E para, nuk ka pse të bëhet debat, kur prej 30 vjetësh problemet janë po ato:, uji i pijshëm, çerdhe, shkolla, infrastruktura, taksat e biznesit etj.

E dyta, debati është një gjë e vjetër që i përket së shkuarës,  më saktë shekulli XX. Sot është koha për këngë, valle, dhe në zgjedhjet e ardhshme mund të kalojmë te baleti dhe opera.

E treta, debati është humbje kohe. Marksi në shekullin e XIX thoshte se njeriu është kapitali më i çmuar. Sot kapitali më i çmuar është koha e njeriut. Njerëzit janë të zënë me probleme më të rëndësishme në rrjetet sociale!

E katërta, zotërinjtë e vërtetë nuk shahen më në televizion dhe në sheshe, por në Facebook, Instagram, tik tok. .

E pesta, është provuar se zgjedhjet fitohen duke mos folur asnjëherë seriozisht.

E gjashta, nëse zbulohen, sot, gjithë planet në fushatë, me çfarë do të surprizohen votuesit nesër në qeverisje?

E shtata, këtë radhë fushata përkoi me gjysmëfinalet e Champions League dhe çerek finalet e Europa League. Për më tepër treçereku fushatës përkoi edhe me Big Brother.

lufti dervishi # 14 maji